Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Përfundon procesi negociator për Marrëveshjen Stabilizim Asociimit

2 Maj, 2014

Prishtinë, 2 maj 2014 – Sot u mbajt takimi i tretë dhe i fundit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikes së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës takimin e hapi Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ndërsa negociatat i kryesoi Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Vlora Çitaku, ndërsa nga ana e Komisonit Evropian, z. Jean-Erique Paque.

Në fjalën hyrëse të takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, tha se: ”Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do të jetë themel i procesit integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e negociuar do të ofron hapjen e plotë të tregut të Bashkimit Evropian për bizneset tona dhe njëkohësisht do të ofron mbrojtje të veçantë për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat kanë potencial zhvillimi dhe krijimit të vendeve të punës në Kosovë. Kemi një ofertë të shkelqyeshme politike, juridike dhe ekonomike për t’ju bashkuar bllokut më të fuqishëm politik dhe ekonomik në botë. Ky moment largon çdo dyshim dhe vulosë  përcaktimin strategjik të shtetit tonë për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian.”

Nga ana e e tijë z. Jean-Erique Paque tha: ” Jam i kënaqur me rezultatet e negociatave të sotme. Do doja të shpreh mirënjohjen për punën e madhe dhe profesionalizmin me të cilin ekipi negociator i Kosovës ka punuar për Marrëveshjen. Negociatat për MSA-në kanë qenë shumë intenzive. Gjatë këtij procesi, Kosova ka demonstruar pjekuri politike si dhe kapacitete të mira teknike për të negociuar rreth çështjeve komplekse.”

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Vlora Çitaku, pas përfundimit të takimit mbajti konferencë për media. Gjatë konferencës për media, Ministrja Çitaku tha: ”Pas 6 muaj pune intenzive, 3 takime në nivel të kryenegociatorëve dhjetëra takime teknike dhe një numri të konsiderueshëm të video konferencave kemi përfunduar sot negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Sot kemi miratuar të gjithë tekstin të përbërë nga 10 tituj, 5 protokolle dhe 6 anekse. Marrëveshja ka strukturë dhe përmbajtje të njejët sikur marrëveshjet e të gjitha vendeve të rajonit dhe përfshinë të gjitha elementet e një bashkëpunimi të plotë politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Bashkimi Evropian që nga hyrja në fuqi të MSA-së do të liberalizon plotësisht tregun e BE-së për produktet e Kosovës, ndërsa Kosova do të vazhdon të mbrojë disa kategori të caktuara të produkteve edhe për një kohë.“

Informatat e përgjithshme:

Në muajin dhjetor 2012, Këshilli Evropian ka konfirmuar progresin dhe mundësinë e hapjes së negociatave për MSA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo mundësi është kushtëzuar me obligimin e Kosovës që të përmbush kriteret afatshkurta të  përshkruara në Studimin e Fizibilitetit.

Në muajin prill 2013, Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur kriteret afatshkurta në fushën e sundimit të ligjit, administrates publike, të drejtave të minoriteteve dhe tregtisë. Në qershor 2013, duke pas parasysh përmbushjen e kritereve afatshkurta, Këshilli Evropian vlerësoj arritjet dhe konfirmoj nisjen e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi.

Me 28 tetor 2013 është mbajt takimi i parë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Me 27 nëntor është mbajtur takimi i dytë.

Ndërkohë janë zhvilluar dhjetëra takime teknike që kanë pasur për qëllim negociimin dhe dakordimin e të gjithë tekstit të MSA-së.

Marrëveshja Stabilizim Asociimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian përbëhët nga 10 titujë, 5 protokolle dhe 6 anekse.

Last modified: 12 Gusht, 2022

5 Responses to " Përfundon procesi negociator për Marrëveshjen Stabilizim Asociimit "

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/perfundon-procesi-negociator-per-marreveshjen-stabilizim-asociimit/ […]

  2. 티비위키 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/perfundon-procesi-negociator-per-marreveshjen-stabilizim-asociimit/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/perfundon-procesi-negociator-per-marreveshjen-stabilizim-asociimit/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/perfundon-procesi-negociator-per-marreveshjen-stabilizim-asociimit/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/perfundon-procesi-negociator-per-marreveshjen-stabilizim-asociimit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *