Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Lansimi i Asistencës Suedeze për Kosovën 2014 – 2020

30 Prill, 2014

Prishtinë, 30 Prill 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Znj. Vlora Çitaku dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë, Znj. Anne Sofie Nilsson, e lansuan së bashku Strategjinë Suedeze 2014-2020  për Bashkëpunim Zhvillimor me Kosovën.

Ministrja Çitaku, në fjalën e saj tha se: “Suedia mbetet një nga partnerët tanë kryesor në botë. Që nga njohja e pavarësisë, Suedia ka qenë një mbështetës i rëndësishëm i Kosovës në rrugën për integrim në BE.


Përtej dialogut tonë politik, Strategjia për Zhvillim, e miratuar rishtazi, ka identifikuar 3 prioritetet kyçe për 2014-2020 dhe ka ndarë rreth 70 milion Euro për zbatimin e Strategjisë. Këto prioritete janë në përputhje të plotë me agjendën e Kosovës për zhvillim dhe pasqyrojnë përparësitë natyrore krahasuese dhe njohuritë “know how” të  Suedisë në sektorët përkatës.”

Gjatë konferencës, Drejtoresha e Përgjithshme, Znj. Nilsson tha se: “Suedia është partneri kyç për integrimin e Kosovës në BE dhe i jep rëndësi strategjike procesit të zgjerimit si instrument kryesor për krijimin e sigurisë, demokracisë dhe prosperitetit të Evropës.
Suedia ka ofruar mbështetje të rëndësishme afat-gjate për vendet e Ballkanit Perëndimor, në disa raste për më shumë se 10 vjet. Me strategjinë e re, është ndërmarrë një hap tjetër në zhvillimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës. Strategjia e re paraqet një angazhim afatgjatë dhe ka një fokus edhe më të fuqishëm në mbështetjen e procesit të integrimit të Kosovës në BE.”

Në shtojcën e këtij njoftimi për media, mund të gjeni të dhënat mbi gjendjen e asistencën Suedeze për zhvillim në Kosovë.

Shtojca: Të dhënat e asistencës suedeze për bashkëpunim dhe zhvillimin në Kosovë

Objektivi i përgjithshëm i Bashkëpunimit Suedez për Zhvillim me Kosovën ka qenë, dhe mbetet, për të lehtësuar integrimin në BE dhe kontributi për stabilitetin e vendit dhe rritjen ekonomike. Kjo asistencë ka filluar kryesisht si një përpjekje humanitare dhe për rindërtim, por që atëherë është zhvilluar në përpjekje për ngritjen e kapaciteteve me synim forcimin e kapaciteteve të Kosovës që të përballet me procesin e integrimit Evropian.

Asistenca Suedeze në Kosovë kryesisht realizohet përmes Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida). Asistenca që nga viti 2009 është fokusuar në tre sektorë – mjedisi dhe klima, arsimi si dhe qeverisja demokratike dhe të drejtat e njeriut. Përzgjedhja e sektorëve është bazuar në objektivat dhe nevojat prioritare të vetë Kosovës. Sa i përket vëllimit, bashkëpunimi suedez për zhvillim me Kosovën për periudhën 2009-2012 ka ndarë mesatarisht 9 milion euro për vit. Për më tepër, kontributi suedez për delegimin e stafit të EULEX-it për të njëjtën periudhë kohore ka shënuar mesatarisht rreth 10 milion Euro për vit. Një strategji e re për bashkëpunim Suedez për zhvillim me Ballkanin Perëndimor, Evropën Lindore dhe Turqinë për periudhën 2014-2020 është miratuar nga qeveria suedeze në mars të vitit 2014. Përmes strategjisë, Suedia ndërmerr një angazhim afatgjatë që t`i përkrahë këto vende në përpjekjet e tyre për tu integruar më afër BE-së.

Shembuj të rezultateve të arritura në Kosovë nga asistenca suedeze për Zhvillim:

• Mbështetja suedeze ka kontribuar ndjeshëm në fuqizimin e shërbimeve civile të Kosovës. Kontributi suedez ka asistuar në zhvillimin e një sistemi për tatimin në pronë për ndërtesat, i cili është zbatuar në tërë Kosovën. Sistemi tani është më efikas, më i drejtë dhe më transparent, dhe është duke siguruar të ardhura më të mëdha për komunat. Qasja e qytetarëve në sistemin e tatimit në pronë është përmirësuar, dhe ka pasur një rritje prej 50% në të ardhurat nga tatimi në pronë që nga viti 2009.

• Suedia ka kontribuar në krijimin e Strategjisë së Kosovës për Mjedisin  ndërsa Plani Kombëtar i Veprimit në Mjedis ka krijuar një kornizë strukturore për menaxhimin e mjedisit, në nivel kombëtar dhe lokal, dhe është drejtpërdrejtë në përputhje me strategjinë e përafrimit të Kosovës dhe me anëtarësimin në BE. Janë bërë përmirësime të konsiderueshme sa i përket kapacitetit që të zbatohen planet e veprimit në mjedis, sidomos në nivel lokal.

• Mbështetja suedeze ka kontribuar në produktivitetin më të lartë të sektorit të pylltarisë dhe ka përmirësuar kapacitetet që të sigurohet përdorimi i qëndrueshëm i burimeve pyjore përmes përmirësimit të kapacitetit komunal në procesin e planifikimit dhe kontribuon në zhvillimin e sektorit privatë në kuadër të sistemeve të qëndrueshme. Nga kjo kanë përfituar në veçanti operatorët e vegjël privatë pyjor, shumë prej të cilëve janë gra, të cilat kanë qenë në gjendje që të organizohen më mirë dhe të përfaqësojnë më mirë nevojat e pronarëve të pyjeve.

• Suedia ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të rritjes së koordinimit të donatorëve në Kosovë, në kuadër të kornizës së prioriteteve të vendit pritës, dhe me fokus në pronësinë kombëtare dhe koordinimin kombëtar/donatorëve. Krijimi i planeve konkrete dhe strategjike për sektorin e arsimit dhe pylltarisë është një shembull i mirë lidhur me këtë asistencë. Këto plane do të funksionojnë si një bazë e nevojshme për zbatimin e programeve të bazuara në sektorë në asistencën e ardhshme të BE-së përmes IPA II.

• Mbështetja Suedeze përmes Kvinna till Kvinna (Gratë për Gratë) ka qenë e suksesshme në përfshirjen e dhunës seksuale kundër grave gjatë konfliktit në agjendën politike të çështjes së ndjeshme. Puna është kryer në bashkëpunim të ngushtë me organizata lokale të grave. Përkundër kundërshtimeve – kërcënimeve dhe dhunës ndaj aktivistëve kosovarë – organizatat kanë arritur që të sigurojnë që Plani i sapo miratuar Kombëtar i Veprimit  për zbatimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara “1325” të potencoj rëndësinë e qasjes në mbrojtje, drejtësi, rehabilitim dhe në masa për ri-integrimin social për të mbijetuarit e dhunës seksuale, torturës dhe formave tjera të dhunës në kontekstin e luftës dhe konfliktit. Është hapi i parë në drejtim të njohjes dhe mbështetjes efektive për një grup të cenueshëm deri më tani të lënë pas dore.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

7 Responses to " Lansimi i Asistencës Suedeze për Kosovën 2014 – 2020 "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansimi-i-asistences-suedeze-per-kosoven-2014-2020/ […]

  2. briansclub cm thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansimi-i-asistences-suedeze-per-kosoven-2014-2020/ […]

  3. uniccshop.bazar thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansimi-i-asistences-suedeze-per-kosoven-2014-2020/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you can find 76292 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansimi-i-asistences-suedeze-per-kosoven-2014-2020/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansimi-i-asistences-suedeze-per-kosoven-2014-2020/ […]

  6. … [Trackback]

    […] There you can find 78933 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansimi-i-asistences-suedeze-per-kosoven-2014-2020/ […]

  7. mavis tire thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 1966 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansimi-i-asistences-suedeze-per-kosoven-2014-2020/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *