Prishtinë, 30 prill 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, në kuadër të vizitave që ka në agjendë sot ka vizituar komunën e Graçanicës, me ç’rast ka diskutuar me kryetarin e kësaj komune për detyrimet dhe angazhimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës.
Ministrja Çitaku në takim me kryetarin e komunës ka diskutuar për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, procesin e liberalizimit të vizave, me fokus të veçantë u diskutua në ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar,trajtimin e dukurisë së migrimit të parregullt, financimin e projekteve IPA në nivel komunal si dhe akomodimin e bursistëve nga programi i Young Cells Scheme, në admisnistratën komunale, tema këto të cialt janë me interes për integrimin e vendit dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral në mes pushtetit lokal dhe Ministrisë së Integrimit Evropian.
Ministrja Vlora Çitaku, ka premtuar ndihmën e ministrisë që udhëheq, për t`i përballuar sfidat e riatdhesimit të qytetarëve, duke u angazhuar në Qeveri për përmirësimin e kushteve ligjore, për zhvillim ekonomik, dhe në kuadër të kësaj për krijimin e klimës më të mirë për investitorët.
“Është në interesin e të gjithëve që të përmbushim kriteret që kërkon BE-ja për integrim, sepse integrimi evropian i Kosovës bëhet në Graçanicë, Prishtinë e gjetiu, duke i kryer detyrat që na takojnë dhe jo në Bruksel, Berlin, Paris”, theksoi ministrja Çitaku.
Nga ana e tyre dy kryetarët falënderuan ministren Çitaku për vizitën e saj, duke shprehu gatishmërin e tyre për të bashkëpunuar me nivelin qendror, në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë me integrimet evropiane.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-vizitoi-komunen-e-gracanices/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-vizitoi-komunen-e-gracanices/ […]