Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit pritet të fillojnë në vjeshtë të këtij viti

7 Shtator, 2013

Prishtinë, 7 tetor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, u paraqit para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ti informuar më në detaje për rrjedhën e përgatitjeve për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Ascoiimit (MSA).

Ministrja Çitaku i njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për përgatitjet teknike nga ana e institucioneve të Kosovës për fillimin e negociatave për MSA-në. Ajo shtoi se, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale në kuadër të së cilës Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian do të bëjmë zotime të ndërsjella: në njërën anë, vendi ynë do të ndërmarrë reforma edhe më të thella, dhe nga ana tjetër BE-ja do të ofroj mundësi reale për anëtarësim.

Qëllimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është; ofrimi i kornizës politike dhe ligjore që do të rregullon procesin e përafrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Marrëveshja do të jetë bazë ligjore për të gjitha hapat e radhës të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian. Tani më janë bërë 3 muaj që kurë kanë filluar përgatitjet teknike në fushën e negociimit të çështjeve tregtare dhe çështjeve të përafrimit të legjislacionit. Dhe, sa i përket çështjeve Tregtare, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë një punë të mirë në kuadër të diskutimit me sektorin e biznesit dhe finalizimit të listës së produkteve që do të negociohen në kuadër të MSA-së.

Ministrja Çitaku, anëtarëve të Komisionit Parlamentar ju tha se: “Është inkurajuese se para nesh kemi një agjendë ambicioze për një marrëveshje që do të përfshij të gjitha elementet tradicionale të MSA-së sikur për vendet tjera të rajonit.  Presim që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të ketë një afat kornizë për realizimin e plotë të asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në periudhë prej 10 vitesh. Kjo përfshinë afatin kohor në kuadër të së cilit produktet tona bujqësore do të mbrohen nga importet e jashtme. Dhe me këtë rast dua të sqaroj se ky afat nuk ndërlidhet me afatin tonë të anëtarsimit në Bashkimin Evropian, pasi që procesi i anëtarsimit në BE do të përcaktohet bazuar në shpejtësinë e ndërmarrjes së reformave në kuadër të procesit zyrtar të negociatave për anëtarsim. Marrëveshja do të këtë status ligjor të marrëveshjes ndërkombëtarë, dhe do të jetë një dokument mjaft kompleks – duke u nisuar nga përvoja rajonale marrëveshjet e tilla kanë pasur një volum prej 500 deri 800 faqe.  Një proces i suksesshëm negociator kërkon hierarki të definuar organizative, procedura të thjeshta dhe të qarta, ekspertizë teknike dhe involvimin e të gjithë akterëve politik dhe shoqëror, përfshirë sektorin e biznesit, akademinë dhe shoqërinë civile.”

Ministrja Çitaku poashtu tha se: ”Presim që negociatat për MSA të fillojnë në vjeshtë të këtij viti, ndërsa synojmë që negociatat të përmbyllen deri në pranverë të vitit të ardhshëm. Në bashkëpunim me Komisionin Evropian kemi dakorduar një kalendar intensiv të negociatave.

Në kuadër të procesit negociator do të mbahen 4 takime në nivel të Kryenegociatorëve – ato do të mbahen në muajin tetor, nëntor, shkurt dhe maj. Në ndërkohë këto takime do të plotësohen me takime të Grupeve Punuese.

Negociatat do të zhvillohen sipas kapitujve negociues dhe fillimisht do të negociohen çështjet tregtare, pastaj çështjet e përafrimit të legjislacionit dhe në fund do të negociohen politikat e bashkëpunimit.

Më 27 shkurt, Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar ekipin negociator.

Udhëheqëse e Ekipit Negociator është Ministria e Integrimit Evropian, ndërsa anëtarët janë:

– Ministri i Punëve të Jashtme;
– Ministri i Tregtisë dhe Industrisë;
– Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
– Minitri i Financave;
– Ministri i Zhvillimit Ekonomik;
– Ministri i Drejtësisë.

Po ashtu, në Ekipin Negociator do të ftohen nga një (1) përfaqësues të Zyrës së Presidentes dhe Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ministrat e tjerë dhe udhëheqës të institucioneve të pavarura do të marrin pjesë në varësi nga çështjet të parapara me agjendë të negociatave.

Ekipi negociator do të këtë mandat të udhëheq negociatat në nivel politik dhe të ofron kornizë të qartë politike për negociatat teknike.

Sa i përket negociatorëve dhe grupeve punuese të negociatave – deri me tani jemi dakorduar me Komisionin Evropian që negociatat do të organizohen në 3 grupe punuese:

1. Grupi punues për çështje tregtare;
2. Grupi punues për përafrim të legjislacionit;
3. Grupi punues për politikat e bashkëpunimit.

Negociatori për çështje tregtare është emëruar Zëvendës Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj.

Negociatori për përafrim të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit është emeruar Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian, z. Gëzim Kasapolli.

Negociatorët do të veprojn në kuadër të kornizës politike të ofruar nga Ekipi Negociator dhe do të kanë për mandat diskutimin dhe negociimin e të gjitha detajeve të propozim marrëveshjes.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

4 Responses to " Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit pritet të fillojnë në vjeshtë të këtij viti "

  1. superkaya88 thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/negociatat-per-marreveshjen-e-stabilizim-asociimit-pritet-te-fillojne-ne-vjeshte-te-ketij-viti/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/negociatat-per-marreveshjen-e-stabilizim-asociimit-pritet-te-fillojne-ne-vjeshte-te-ketij-viti/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/negociatat-per-marreveshjen-e-stabilizim-asociimit-pritet-te-fillojne-ne-vjeshte-te-ketij-viti/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/negociatat-per-marreveshjen-e-stabilizim-asociimit-pritet-te-fillojne-ne-vjeshte-te-ketij-viti/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *