Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Fjalimi i Ministres së Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, në Konferencën dhe Panairin e Grave në Lidership dhe Ndërmarrësi.

7 Shtator, 2013

Prishtinë, 7 shtator 2013 – Me këtë rast Ministrja Çitaku ka moderuar sesionin e katërt që është biseduar për Orientimin e donatorëve për gratë

Të nderuar pjesëmarrës,

Kam kënaqësinë të prezantoj sesionin e sotëm, i cili synon të diskutoj:  Orientimin e donatorëve për gratë.

Së pari, dëshiroj t`iu uroj mirëseardhje të gjithë mysafirëve dhe veçanërisht panelistëve të respektuar.

Në mënyrë që të arrijmë disa objektiva të caktuara, shpesh na nevojiten masa të caktuara për të promovuar kategori të veçanta të personave. Masave të tilla i`u referohen si veprime afirmative. Për të diskutuar orientimin e rolit të donatorëve  për gratë në shoqëri duhet të përfshihen edhe nivelet e ndryshme të shoqërisë të cilat mund të japin shpjegime mbi atë se pse ne jemi në një situatë të tillë dhe rrjedhimisht pse ende jemi duke diskutuar për atë se cili është roli i merituar dhe natyral i gruas në shoqërinë moderne.

Këto janë aktivitete të nevojshme të cilat ndihmojnë në sensibilizimin  e opinionit për rolin legjitim të grave në shoqëri. Për fat të keq, ne sot ndalemi dhe kujtojmë qindra vjet të zhvillimit në mënyrë që të ironizojmë tërë atë naivitet që ka ekzistuar në mendjet tona për gjithë këto vite në lidhje me rolin e gruas.
Vetëm në pjesën e dyte të shekullit të kaluar është shënuar një avancim i theksuar i rolit të gruas në shoqëri dhe të drejtave të tyre sa i përket arsimimit, statusit shëndetësorë, pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe paga. Megjithatë, pa marr parasysh progresin ende ka diskriminim në baza gjinore pasi që pabarazia në të drejta, burime dhe prezantime publike është ende e pranishme pothuajse në të gjitha vendet, diku më shumë e diku më pak.

Edhe sot, bota është duke humbur burime të vlefshme për zhvillimin e saj. Dhjetëra mijëra gra të talentuara janë të gatshme të përdorin përgatitjen e tyre profesionale në jetën publike, por në të njëjtën kohë ato nuk janë të përfaqësuara në nivel adekuat në pozitat udhëheqëse në mbarë botën.
Orientimi i rolit të donatorëve për gratë duhet të ketë ndikim në ngritjen e standardeve të jetesës, përqendrim në fuqizimin e arsimimit, ngritje të kapaciteteve, pjesëmarrje në fuqinë punëtore, paga dhe sektorin shëndetësor.

Dhe tani kam rastin t`i jap fjalën panelistëve të nderuar:

Znj. Maureen Shauket, Drejtoreshë e Misionit të USAID-it
Znj. Osnat Lubrani, Koordinatore e OKB-së  për Zhvillim dhe Përfaqësuese e   Përhershme e UNDP-së në Kosovë
Z. Jan Peter Olters, Përfaqësues i Përhershëm, Zyra e Bankës Botërore në Kosovë
Znj. Astrid Green, Kryesues i Bordit të QIK-ut, Drejtoreshë Menaxhuese, Athene Prosjektledelse AS, Norvegji,  dhe Menaxhere e Wominnovation në Kosovë

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Fjalimi i Ministres së Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, në Konferencën dhe Panairin e Grave në Lidership dhe Ndërmarrësi. "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 30067 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-se-integrimit-evropian-vlora-citaku-ne-konferencen-dhe-panairin-e-grave-ne-lidership-dhe-ndermarresi/ […]

  2. calm music thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-se-integrimit-evropian-vlora-citaku-ne-konferencen-dhe-panairin-e-grave-ne-lidership-dhe-ndermarresi/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-se-integrimit-evropian-vlora-citaku-ne-konferencen-dhe-panairin-e-grave-ne-lidership-dhe-ndermarresi/ […]

  4. soothing jazz thotë:

    soothing jazz

    soothing jazz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *