Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim Ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqiperisë, znj. Klajda Gjosha

13 Shtator, 2013

Prishtinë, 13 shtator 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti sot në takim Ministren e re të Integrimit Evropian të Republikës së Shqiperisë, znj. Klajda Gjosha.

Në takimin e sotëm të rezlizuar tête-à-tête,ndërmjet dy ministreve homologe, u bisedua për marrëdhënjet bilaterale dhe bashkëpunimin sa më të ngushtë rreth procesit të integrimit Evropian.

Të dya ministret e çmuan punën e deritanishme që është bërë, dhe u zotuan për thellim dhe koordinim të aktiviteteve që do ta përshpejtonin procesin e integrimit dhe avancimit të agjendave të dy vendeve tona.

Ministrja Çitaku, me këtë rast e uroi Ministren Gjosha për përgjegjsinë e re dhe uroi që suksesi të konkretizohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe Shqipërija dhe Kosova të jenë sa më pranë anëtarësimit në BE. Ministrja poashtu uroi që Bashkimi Evropian të na pranoj si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë si dy shtete të fuqishme si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, në mënyrë që integrimi në BE të jetë sa më i natyrshëm.

Nga ana e sajë Ministrja Gjosha tha se: “bashkëpunimi do të avancohet dhe Shqipëria nga ana e sajë do të qëndrojë pranë Kosovës për të ndihmuar me përvojën e sajë me agjendën Evropiane”.

Në fund të takimit u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, dhe me bashkëpunimin e thelluar ndërmjet dy qeverive tona.

Last modified: 16 Gusht, 2022

6 Responses to " Ministrja Çitaku priti në takim Ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqiperisë, znj. Klajda Gjosha "

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ministren-e-integrimit-evropian-te-republikes-se-shqiperise-znj-klajda-gjosha/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ministren-e-integrimit-evropian-te-republikes-se-shqiperise-znj-klajda-gjosha/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 46506 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ministren-e-integrimit-evropian-te-republikes-se-shqiperise-znj-klajda-gjosha/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you will find 89235 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ministren-e-integrimit-evropian-te-republikes-se-shqiperise-znj-klajda-gjosha/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ministren-e-integrimit-evropian-te-republikes-se-shqiperise-znj-klajda-gjosha/ […]

  6. visit the site thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 11307 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ministren-e-integrimit-evropian-te-republikes-se-shqiperise-znj-klajda-gjosha/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *