Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

U mbajt Takimi informues rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur

16 Shtator, 2013

Prishtinë, 16 shtator 2013 – Ministrja Çitaku hapi sot takimin informues rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur,  duke përshëndetur dhe i inkurajoj të gjithë të pranishmit në emrin saj dhe të Qeverisë së republikës së Kosovës për të vazhduar më tutje në përkushtimin e tyre rreth këtij procesi.

Jemi mbledhur sot këtu për t’ju  informuar dhe, për të diskutuar së bashku rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur apo Open Government Partnership (OGP). Qëllimi i këtij takimi dhe i kësaj iniciative, ka si synim bashkëpunimin institucional mes Qeverisë, Shoqërisë Civile dhe sektorit të biznesit, për një Qeveri më të hapur, bashkëpunuese, partnere dhe më transparente.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z. Jann Cliff, I cili theksoj se është shumë e rëndësishme për të kuptuar se OGP është partneritet ndërmjet  Qeverisë dhe shoqërisë civile, pra, nuk është organizatë qeveritare. Britania e Madhe  dhe shoqëria civile momentalisht kanë udhëheqjen për këtë vit në OGP, dhe për këtë arsye kemi dhënë disa projekte për të shikuar mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në OGP, dhe më duhet të them se jam i impresionuar në mënyrën se si Qeveria dhe Ministrja Çitaku kanë shtyrë tërë procesin përpara. Mendoj se ka një mirëkuptim të thellë në Kosovë rreth informimit të qytetarëve dhe shoqërisë civile  për të promovuar transparencën, luftimin e korrupsionit si dhe forcimin e qeverisjes, të cilat nuk janë vetëm interes i Qeverise së Kosovës, por këto çështje janë thelbësore edhe në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Edhe njëherë uroj Qeverinë e Kosovës dhe Lëvizjen FOL për promovimin e këtij projekti si dhe letrën drejtuar OGP-së gjë që është edhe hapi i parë drejt anëtarësimit ne OGP.

Ndërsa, nga Lëvizja FOL -Fidan Kalaja, fillimisht falënderoj Ministren Çitaku, si dhe shprehu mirënjohjen Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Qeverisë së saj rreth ndihmës së dhënë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në OGP. Sa i përket procedurave të kërkuara rreth anëtarësimit në OGP për të gjitha shtetet të cilat pretendojnë të jenë anëtarë, ne do të fokusohemi  në prezantimin se çka e pret Kosovën tash e tutje në këtë faze. Kosova është në fazën e krijimit të grupin nacional koordinues. Grupi koordinues i përbërë nga Institucionet publike, shoqëria civile dhe sektori i biznesit, ka për detyrë dhe përgjegjësi që të hartoj planin e veprimit i cili si hap i parafundit përfshin zotimet që një shtet duhet të marrë  për implementim pas anëtarësimit në OGP. Pra në jemi të interesuar që të krijojmë standard të ri edhe gjatë procesit të hartimit të këtij plani nacional të veprimit në mënyrë që të kemi shumë më lehtë zbatimin e një korpusi të aktiviteteve të cilat grupi do ti përcaktojë me qëllim rritjen e transparencës dhe llogari dhënies të Qeverisë së Kosovës karshi qytetarëve të Kosovës.

Ne këtë takim informues, të gjitha palët e interesit u dakurduan që të fillohet sa me shpejt me krijimin e Grupit Nacional Koordinues. Që deri në pranverën e vitit 2014 të përgatitet Plani Nacional i veprimit.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " U mbajt Takimi informues rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-informues-rreth-procesit-te-anetaresimit-te-kosoves-ne-partneritetin-per-qeveri-te-hapur/ […]

  2. vigrx plus thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-informues-rreth-procesit-te-anetaresimit-te-kosoves-ne-partneritetin-per-qeveri-te-hapur/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-informues-rreth-procesit-te-anetaresimit-te-kosoves-ne-partneritetin-per-qeveri-te-hapur/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *