Integrimi Evropian

Minsitrja Çitaku priti në takim përfaqësuesin e posaemëruar të UNDP-së ne Kosovë, Z. Andrew Russell

11 Nëntor, 2013

Prishtinë, 11 nëntor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim Z. Andrew Russell, përfaqësues i Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (United Nations Development Programme UNDP), me seli në Kosovë.

Në takim me Z. Russell Ministrja Çitaku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë, proceset aktuale në raport me integrimin Evropian siç janë; mbarëvajtja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me BE-në, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, përmirësimi i marrëdhënjeve fqinjësore me Serbinë, por edhe progresi në raport me liberalizmin e vizave.

Me këtë rast, poashtu u diskutuan projektet e përbashkëta që kanë dy institucionet tona, siç është integrimi sa më i mirë i komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë Kosovare.

Minsitrja Çitaku e falëndëroi Z. Russell për kontributin që ka dhënë UNDP në Kosovë nga paslufta, dhe vazhdon të jap tani. Ministrja poashtu, e përgëzoi Z. Russell për emërimin në detyrën e re dhe konfirmoi mbështetjen që do ta ketë gjatë mandatit të tijë në Kosovë.

Ndërsa Z. Russell ishte mirënjohës përkushtimit të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar integrimin e të gjitha komuniteve në shoqëri, sfidë kjo që ballafaqohen të gjitha shtetet mbarë globit.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

One Response to " Minsitrja Çitaku priti në takim përfaqësuesin e posaemëruar të UNDP-së ne Kosovë, Z. Andrew Russell "

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/minsitrja-citaku-priti-ne-takim-perfaqesuesin-e-posaemeruar-te-undp-se-ne-kosove-z-andrew-russell/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *