Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku mbajti një takim me zyrtarët që nderlidhen me velersimin e procesit të liberalizimit të vizave

14 Nëntor, 2013

Prishtinë, 14 nëntor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi mbajtën një takim koordinues me të gjithë akterët lokal për procesin e Liberalizimit të Vizave. Ky takim përgaditor i paraprinë vizitës së misionit vlerësues të Komisionit Evropian i cili do të qëndroj në Kosovë nga data 2 deri më 6 dhjetor të këtij viti.

Në takim, më në detaje u diskutua për fokusin e misionit vlerësues i cili në këtë fazë do të monitoroj të arriturat e insitutcioneve të Kosovës në fushat përkatëse të Liberalizmit të Vizave si Riatdhesimi, Riintegrimi, Siguria e Dokumentacionit, Migrimi dhe Azili. Misioni vlersues do të verifikojë sa janë zbatuar kriteret që dalin nga udhërrëfyesi, rekomandimet e identifikuara në raportin e fundit për viza si dhe sa është zbatuar korniza ligjore dhe strategjike e cila është miratur së fundmi.

Me këtë rast Ministrja Çitaku tha se : ”takimet koordinuese ndërinstitucionale do të ketë edhe ditëve në vijim, posaqërisht me nivelin komunal në mënyrë që të gjitha përgaditjet për të arriturat e deritanishme të prezantohen në mënyrën e duhur si me materiale përmbledhëse ashtu edhe me statistika dhe informata përkatëse.”

Ministrja vazhdoi për të thënë se misionet vlerësuese do të kenë takime me zyrtarë të nivelit qendrorë dhe lokal, dhe në këtë mënyrë është duke u relizuar kordinimi gjithëpërfshirës për të prezantuar zbatimin e të gjitha kritereve që kanë dalë nga; udhërrëfyesi për liberlizimin e vizave, raporti i shkurtit për viza dhe plani i veprimit për liberalizim të vizave.

Ministri Rexhepi ritheksoi nevojën për të dhëna statistikore të harmonizuara si dhe kërkoi nga zyrtartë relevant që këto të dhëna të prezantohen sa më saktësisht pranë vlersuesve të Komisionit Evropian.

Në fund të takimit Ministrja Çitaku i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit të përfshirë në këtë proces për punën e shkëlqyer që kanë bërë deri më tani dhe kërkoi një anagzhim shtesë në këtë fazë sepse ky është momenti kurë të arriturat tona duhet të prezantohen në mënyrë sa më të mirë. Njëkohësisht ajo kërkoi që po ky përkushtim të vazhdoj të mbizotëroj edhe në vazhdim të këtij procesi.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Çitaku mbajti një takim me zyrtarët që nderlidhen me velersimin e procesit të liberalizimit të vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mbajti-nje-takim-me-zyrtaret-qe-nderlidhen-me-velersimin-e-procesit-te-liberalizimit-te-vizave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mbajti-nje-takim-me-zyrtaret-qe-nderlidhen-me-velersimin-e-procesit-te-liberalizimit-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *