Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku ishte paneliste në Konferencën “Liritë dhe mbrojtja e lezbikeve, gejve, biseksualëve dhe transgjinorëve në Kosovë”

14 Nëntor, 2013

Prishtinë, 14 nëntor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ishte paneliste në Konferencën për prezantimin e raportit “Liritë dhe Mbrojtja e Lezbikeve, Gejve, Biseksualëve dhe Transgjinorëve në Kosovë”.

Përpveç prezantimit të të gjeturave nga raporti se si e trajton shoqëria Kosovare komunitetin e Lezbikeve, Gejve, Biseksualëve dhe Transgjinorëve LGBT, poashtu qëllim i kësaj konference ishte që ti kontribuoj vetëdijësimit të dyanshëm si të përfaqësuesve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuntetit në fjalë, ashtu edhe përfaqësuesit insitutcional shtetërorë dhe të sigurisë. Po e njejtës rëndësi është vetëdijësimi e qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi për grupet e margjinalizuara dhe kujdesi i shtuar që u nevojitet komuniteteve të caktuara për të jetuar të lirë.

Minsitrja Çitaku para të pranishmëve bëri me dije se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë kurrfar frikësimi, diskriminimi apo trajtimi të pabarabartë të asnjërit, dhe të gjitha praktikat diskriminuese do të dënohen nga institucionet tona shtetërore. E në vend të kësaj, ne do të çmojmë përfitimet që na sjell diversiteti të gjithë neve.

Në fjalimin e saj Ministrja Çitaku tha se:” Kosova është një ndër vendet e para në rajon e cila  në vitin 2004,ka hartuar dhe miratuar ligjin kundër diskriminimit. Promovimi i barazisë dhe ndalesa e diskriminim janë ngritur në nivelin më të lartë në legjislacionin e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Neni 24, përcakton dhe garanton se : Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdo kush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, orientimit seksual deh kështu me radhë. Gjithashtu e drejta ndërkombëtare ka vendosur  qëndrim shumë të qartë lidhur me promovimin dhe mbrojtjen e barazisë dhe të dënimit të çfarëdo forme të diskriminimit. Parimet e barazisë dhe jo diskriminimit paraqesin bazën dhe komponentën thelbësore të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

6 Responses to " Ministrja Çitaku ishte paneliste në Konferencën “Liritë dhe mbrojtja e lezbikeve, gejve, biseksualëve dhe transgjinorëve në Kosovë” "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-konferencen-lirite-dhe-mbrojtja-e-lezbikeve-gejve-biseksualeve-dhe-transgjinoreve-ne-kosove/ […]

  2. 토렌트 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-konferencen-lirite-dhe-mbrojtja-e-lezbikeve-gejve-biseksualeve-dhe-transgjinoreve-ne-kosove/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-konferencen-lirite-dhe-mbrojtja-e-lezbikeve-gejve-biseksualeve-dhe-transgjinoreve-ne-kosove/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-konferencen-lirite-dhe-mbrojtja-e-lezbikeve-gejve-biseksualeve-dhe-transgjinoreve-ne-kosove/ […]

  5. sig 320 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-konferencen-lirite-dhe-mbrojtja-e-lezbikeve-gejve-biseksualeve-dhe-transgjinoreve-ne-kosove/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ishte-paneliste-ne-konferencen-lirite-dhe-mbrojtja-e-lezbikeve-gejve-biseksualeve-dhe-transgjinoreve-ne-kosove/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *