Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim Ambasadorën DAVIET

11 Nëntor, 2013

Prishtinë, 11 nëntor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim Ambasadorën e Francës  në Kosovë, znj. Maryse DAVIET, me të cilën biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe progresin e arritur me agjendën e integrimit Evropian.

Gjatë takimit, më në detaje u diskutua për proceset aktuale në raport me integrimin Evropian siç janë; mbarëvajtja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me BE-në, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, përmirësimi i marrëdhënjeve fqinjësore me Serbinë, dhe progresi në raport me liberalizmin e vizave. Poashtu, u diskutuan çështje si vazhdimësi nga takimi i kaluar ku vlenë të përmendet vlerësimi pozitiv nga Komisioni Evropian për progresin e tërë Ballkanit perëndimorë në rugën drejt integrimit në BE.

Në vijim, Ministrja Çitaku e falënderoi Ambasadoren Daviet për mbështetjen e vazhdueshme që Franca ka dhënë për Kosovën në drejtim të procesit të integrimit Evropian dhe e siguroi atë mbi angazhimin e qeverisë së Kosovës në përmbushjen e të gjitha reformave të nevojshme për të avancuar me proceset kyçe.

Ambasadorja Daviet vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe shprehu vullnetin për zhvillimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha nivelet dhe fushat me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe social.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *