Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha uron që në secilën familje të ketë paqe, lumturi dhe begati

21 Gusht, 2018

Prishtinë, 21 Gusht 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit “me dëshirat më të mira që në secilën familje të ketë paqe, lumturi dhe begati”.

 

Postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

 

“Me fat Kurban Bajrami

 

Të gjithë besimtarëve myslimanë, ua uroj Kurban Bajramin, me dëshirat më të mira që në secilën familje të ketë paqe, lumturi dhe begati.

 

Në këtë festë të përkushtimit dhe sakrificës, sinqeritetit dhe solidaritetit me më të afërmit si dhe njerëzit me nevojë, të shprehim bujarinë dhe përkushtimin për obligimin njerëzor dhe institucional për të sotmen dhe të nesërmen tonë sa më të mirë.

 

Kurban Bajrami qoftë edhe festë e manifestimit të mirëkuptimit, solidaritetit dhe bashkëpunimit, me urimin që sivjet qytetarët tanë ta gëzojnë lëvizjen e lirë.

 

Urime dhe me fat Kurban Bajrami!”

 

Last modified: 8 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *