Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha takoi sekretaren e shtetit, Karoline Edtstadler, merr përkrahje për liberalizimin e vizave

1 Tetor, 2018

Salzburg, 1 Tetor 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar Sekretaren e shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler, me të cilën ka diskutuar për pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës rreth lëvizjes së lirë.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se migrimi ilegal është dukuri në ulje të vazhdueshme, viteve të fundit ka pësuar zvogëlim të jashtëzakonshëm, gjithë kjo falë ndryshimeve legjislative që ka ndërmarrë Kosova dhe reformave të tjera të cilat kanë fuqizuar sigurinë e kufijve.

Ministrja Hoxha, theksoi se Kosova ka legjislacion pozitiv dhe vullnet të zbatoj marrëveshjet ndërkombëtare si dhe të ndikoj për uljen e emigrimit ilegal dhe ndëshkimin e krimit të organizuar. Ministrja po ashtu, ka theksuar se Kosova ka mekanizmat për të lehtësuar riatdhesimin si organizimin e transportit, pajisjen me dokumente, banimin, shkollimin dhe çështjet e punësimit.

Ministrja foli edhe për të mirat që sjell liberalizimi për qytetarët e Kosovës sepse, duke pasur lëvizjen e lirë, të rinjtë tanë do të marrin përvojat më të mira nga vendet e Shëngenit, dhe Kosova nuk përbën rrezik për migracion në asnjë formë.

Znj. Edtstadler theksoi se fuqizimi i sundimit të ligjit, reformat gjithëpërfshirëse dhe serioziteti institucional për të realizuar agjendat evropiane, janë detyra shtëpie për institucionet e Kosovës, duke shprehur optimizëm se sfidën e procesit integrues, Kosova do ta kaloj me sukses, në veçanti për liberalizimin e shpejt të vizave.

Last modified: 8 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Hoxha takoi sekretaren e shtetit, Karoline Edtstadler, merr përkrahje për liberalizimin e vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-sekretaren-e-shtetit-karoline-edtstadler-merr-perkrahje-per-liberalizimin-e-vizave/ […]

  2. sidegra thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-sekretaren-e-shtetit-karoline-edtstadler-merr-perkrahje-per-liberalizimin-e-vizave/ […]

  3. 365-kw.com thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 36012 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-sekretaren-e-shtetit-karoline-edtstadler-merr-perkrahje-per-liberalizimin-e-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *