Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha në takim me Ministrin austriak Blümel, kërkon që gjatë presidencës austriake, të përmbyllet vendimmarrja për liberalizimin e vizave

27 Shtator, 2018

Prishtinë, 27 Shtator 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim Ministrin Federal të Austrisë për çështjet e Bashkimit Evropian, z. Gernot Blümel me bashkëpunëtorë, i cili njëherësh përfaqëson Presidencën austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ministrja Hoxha ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për Ministrin Blümel, për mbështetjen austriake për Kosovën, në të gjitha fazat e shtetformimit dhe shtetndërtimit, duke u fokusuar në përkrahjen rreth liberalizimit të vizave si dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Ne çmojmë jashtëzakonisht shumë kontributin dhe përkrahjen e Austrisë, në veçanti rreth liberalizimit të vizave. Ne tashmë kemi filluar fushatën informuese për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj”, theksoi në takim Ministrja Hoxha, duke shtuar se ky është sukses i përbashkët me vendet mike si Austria e cila ishte vazhdimisht krah qytetarëve të Kosovës. Ministrja theksoi se Kosova ka nevojë për përkrahjen e mëtejme të Austrisë, sidomos në këtë fazë duke përshpejtuar vendimmarrjen për liberalizimin e vizave në mënyrë që ky proces të përmbyllet gjatë presidencës austriake.

Ministri Federal i Austrisë për Bashkimin Evropian, Blümel, vlerësoi angazhimin e Kosovës për përmbushjen e kushteve nga udhërrëfyesi si dhe masave të MSA-së. Ai ofroi përkrahje të Austrisë në proceset që po kalon Kosova.

Ministrja në takim me Ministrin Blümel, vuri në dukje edhe përkushtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe Agjendën Evropiane të Reformave, ERA 2, e cila parashikon vijimin e zbatimit të reformave me vëmendje të veçantë për reformën e administratës publike.

Last modified: 8 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha në takim me Ministrin austriak Blümel, kërkon që gjatë presidencës austriake, të përmbyllet vendimmarrja për liberalizimin e vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-takim-me-ministrin-austriak-blumel-kerkon-qe-gjate-presidences-austriake-te-permbyllet-vendimmarrja-per-liberalizimin-e-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *