Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Presim nga COWEB që të njoh progresin tonë

26 Shtator, 2018

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e përbashkët me anëtarët e Grupit të Punës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB), të cilët po qëndrojnë në Kosovë ku u informuan për angazhimet e deritashme për liberalizimin e vizave si dhe për hapat e mëtejmë për këtë proces.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se anëtarët e COWEB-it janë njoftuar, lidhur me reformat e ndërmarra në fusha të ndryshme me theks të veçantë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përkushtimin për vazhdimin e reformave nga Agjenda Evropiane.

Ne me përkushtim të plotë kemi kryer detyrat tona sa i takon liberalizimit të vizave duke vënë prioritet nacional edhe procesin integrues, ka theksuar Ministrja Hoxha, duke shtuar se pret përshpejtimin e këtij procesi, sepse janë realizuar të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi dhe sivjet presim të realizohet lëvizja e lirë.

Ministrja ka ofruar të dhëna për anëtarët e COWEB-it për përparimin e Kosovës në agjendën evropiane, duke vlerësuar se liberalizimi i vizave sjell ndryshim rrënjësor në të gjitha fushat me interes për Kosovën.

Last modified: 8 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha: Presim nga COWEB që të njoh progresin tonë "

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-presim-nga-coweb-qe-te-njoh-progresin-tone/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *