Prishtinë, 29 Maj 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas konferencës së përbashkët për shtyp të Kryeministrit Haradinaj dhe shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka potencuar se “ne kemi marrë vlerësime më të mira se ato nga raporti i vitit të kaluar, duke rikonfirmuar përkushtimin tonë që raporti të marrë këtë vlerësim”.
Ministrja Hoxha vlerëson faktin se çështja e liberalizimit të vizave në raport është decidiv, të liberalizohen vizat duke shtuar se “tash çështja është në duar të Këshillit të Ministrave. Ne vlerësojmë që raporti ka nënvizuar përmbushjen e kritereve të parapara për liberalizim”
Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Në Raportin për vendin nga Komisioni Evropian (KE), ne kemi marrë vlerësime më të mira se ato nga raporti i vitit të kaluar, duke rikonfirmuar përkushtimin tonë që raporti të marrë këtë vlerësim.
Ne kemi cekur se zbatimi i MSA-së është prioritet yni dhe përcjellët me afate të cilat në përqindje të mirë respektohen si dhe çdo ngecje e kemi evidentuar dhe raportuar.
Raporti po ashtu nënvizon kundërshtimin e KE-së për taksen e vendosur. Kjo çështje është pasojë e qasjes së fqinjëve tanë ndaj shtetit, shtetësisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kjo kërkon qasje të re nga fqinjët tanë, ndaj realitetit të ri si dhe dëshmi reale për përkushtim të tyre ndaj vlerave të përbashkëta në procesin integrues.
Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian e kanë përfunduar punën rreth lëvizjes së lirë për Kosovën, cek Raporti, tash çështja është në duar të Këshillit të Ministrave. Ne vlerësojmë që raporti ka nënvizuar përmbushjen e kritereve të parapara për liberalizim.
Sundimi i ligjit dhe reforma në administratën publike ka shënuar progres dhe këtë e cek Raporti ndërsa vërejtjet për Administratën, mbetet të punojmë më shumë rreth emërimit në poste publike, me parime që tejkalojnë vlerësimin politik.
Raporti për vendin sjell edhe rekomandimet për adresimin e sfidave, gjë që vazhdimisht e kam potencuar se na pret rrugë e gjatë e reformave drejt integrimit evropian.”
Last modified: 5 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-raporti-per-vendin-rikonfirmim-i-perkushtimit-tone/ […]