Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Përkrahja japoneze e nevojshme për zbatimin e MSA-së si dhe Agjendën Evropiane të Reformave

19 Mars, 2018

 

Prishtinë, 19 Mars 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident për Kosovën, Kiyoshi Koinuma si dhe sekretarin e Ambasadës japoneze, Mitsunori Ogasawara, me të cilët diskutoi për procesin integrues euro-atlantik.

 

Ministrja Hoxha në takim me Ambasadorin Koinuma theksoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së, reformat juridike, ekonomike si dhe sundimin e ligjit.

 

“Përkrahja që i vjen vendit tonë nga Japonia, është shumë e vlershme për vendin tonë, ngase, mbështesin fuqishëm procesin integrues evropian, në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe Agjendën Evropiane të Reformave”, theksoi Ministrja Hoxha, për këtë, ka shtuar ajo, ne jemi mirënjohës dhe falënderues.

 

Ambasadori i Japonisë, Z. Kiyoshi Koinuma vlerësoi zhvillimet dhe proceset pozitive në vend, në veçanti reformat të cilat do të jenë thelbësore në lëvizjen përpara të procesit integrues, fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

 

Bashkëpunimi sipas Ambasadorit Koinuma, do të jetë edhe më i fuqishëm kur në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, ngase Japonia pritet të hap edhe Ambasadën në Republikën e Kosovës, ku vëmendjen e veçantë do ta ketë bashkëpunimi ekonomik, gjë të cilën Ministrja Hoxha e vlerësoi thelbësor në proceset aktuale ndërshtetërore.

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Hoxha: Përkrahja japoneze e nevojshme për zbatimin e MSA-së si dhe Agjendën Evropiane të Reformave "

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 51454 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-perkrahja-japoneze-e-nevojshme-per-zbatimin-e-msa-se-si-dhe-agjenden-evropiane-te-reformave/ […]

  2. vertical lathe thotë:

    wonderful post, very informative. I wonder why the other experts of this sector don’t notice this. You must continue your writing. I am confident, you’ve a huge readers’ base already!

  3. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-perkrahja-japoneze-e-nevojshme-per-zbatimin-e-msa-se-si-dhe-agjenden-evropiane-te-reformave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *