Prishtinë, 19 Mars 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, Drejtorin e Njësisë D3 për Kosovën, në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Negocimin e zgjerimit dhe të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Z. David Cullen, me të cilin diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, me konkretisht avancimin e zbatimit të Agjendës Evropiane të Reformave (ERA).
Ministrja Hoxha, vuri në dukje përparimin dhe sfidat e procesit integrues, në veçanti, detyrave që dalin nga MSA-ja, Agjenda Evropiane e Reformave (ERA) si dhe sfidat e këtij procesi. “Ne, me përgjegjësi maksimale jemi të fokusuar në realizimin e detyrave tona që dalin nga MSA-ja, ERA në veçanti, zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.
Me programin qeveritar, jemi vënë në zbatim të reformave që kërkohen si pjesë e ERA dhe MSA, por edhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, ngritjen e prodhimit vendor, fuqizimin e konkurrueshmërisë së kompanive vendore, avancimin e arsimit, shëndetësisë po ashtu edhe në fushat tjera të vlerësuara me prioritet”, ka theksuar Ministrja Hoxha.
Z. Cullen falënderoi Ministren Hoxha për pritjen dhe shprehu mirënjohje, lidhur me angazhimin e shtuar të institucioneve të Kosovës për procesin integrues dhe agjendës evropiane. Gjithashtu, z. Cullen, shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian për mbështetjen e mëtejme në format e ndryshme, të domosdoshme në procesin e implementimit të MSA-së dhe ERA-s, në veçanti sa i përket sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, luftimit të krimit dhe korrupsionit, mbështetjes së konkurrencës dhe investimeve në arsim, punësim si dhe ngritjen e efikasitetit institucional.
Last modified: 9 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-me-pergjegjesi-maksimale-jemi-te-fokusuar-ne-zbatimin-e-agjendes-evropiane-te-reformave/ […]