Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha në takim me Z. Danielsson, rithekson përkushtimin e fuqishëm për procesin integrues

4 Tetor, 2017

Prishtinë, 4 Tetor 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Z. Kristian Danielsson.

Në fillim të takimit, Ministrja Hoxha theksoi se dita e sotme ishte ditë e mire për Kosovën, ditë e mirë për qytetarët e saj, ngase, me 98 vota, u miratua marrëveshja Financiare, IPA 2016, duke unifikuar edhe faktorin politik si dëshmi se rruga integruese evropiane, është konsensus nacional.

“;Pritjet e qytetarëve janë të mëdha, institucionet me seriozitet dhe përkushtimin më të madh po punojnë në zbatimin e MSA-së dhe obligimeve tjera që dalin nga procesi integrues”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha ka theksuar përkushtimin që të përshpejtoj dinamika e procesit integrues. Përshpejtimi i kësaj dinamike do të bëhet duke punuar me të gjitha institucionet për përmbushjen e obligimeve që janë pjesë e Agjendës së Reformave Evropiane dhe MSA-së në tërësi.

Z.Danielsson vlerësoi lartë përkushtimin e Ministres Hoxha dhe angazhimin për realizimin e prioriteteve në mandatin e saj ministror, duke theksuar se Drejtoria që ai udhëheq, do ta japë përkrahjen e plotë për Kosovën, në tejkalimin e sfidave integruese.

Institucionet e Kosovës po punojnë edhe në avancimin e politikave të arsimit dhe punësimit. Ligji për Arsimin e Lartë pritet të riprocedohet gjatë vitit 2018 meqë i njëjti është tërhequr pas kundërshtimeve të Listës Serbe. Po ashtu strategjia për punësim dhe Politika Sociale është në fazën finale të konsultimeve dhe pritet të aprovohet brenda muajit tetor të këtij viti.

“Përfshirja e Kosovës në planet për zgjerim, është e një rëndësie të madhe, theksoi Ministrja Hoxha. Qytetarët tanë të jenë të informuar se puna e institucioneve të Kosovës dhe reformat përkatëse po rezultojnë me progres në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Besoj fuqishëm se Kosova duhet të jetë pjesë e planeve për zgjerim dhe të trajtohet barabartë me vendet fqinje”, theksoi Ministrja Hoxha, duke ftuar institucionet t’i përmbushin kriteret dhe obligimet në këtë proces.

Z.Danielsson vlerësoi  angazhimet e tërësishme të institucioneve duke ofruar edhe përkrahjen e mëtejshme të proceseve integruese të Kosovës në realizimin e synimeve dhe konsensusit nacional euro-integrues.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Hoxha në takim me Z. Danielsson, rithekson përkushtimin e fuqishëm për procesin integrues "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-takim-me-z-danielsson-rithekson-perkushtimin-e-fuqishem-per-procesin-integrues/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 28159 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-takim-me-z-danielsson-rithekson-perkushtimin-e-fuqishem-per-procesin-integrues/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *