Integrimi Evropian

Ministja Hoxha në Bruksel për MSA-në dhe rrugen euro-integruese të Kosovës

4 Tetor, 2017

Bruksel, 4 Tetor 2017 – Për ta bartur misionin dhe vizionin e saj për integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian si dhe për të i’u konfrimuar edhe lidershipit në Bruksel se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-integruese, ministrja e integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka udhëtuar sot për në Bruksel.

Në vizitën e parë jasht shtetit ministrja e Integrimit Evropian, Hoxha, do të hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin do të flitet për progresin që ka bërë Kosova në jetësimin, në terren të MSA-së ,programi Kombëtar 2017 për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit , zbatimi dhe monitorimi, dhe hapat e ardhshëm për vitin 2018 lidhur me Agjendën për Reforma Evropiane, marrëdhëniet BE–Kosovë në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asociimit, zhvillimet kryesore që nga Këshilli i fundit i SA-së , për Procesin e Reformës së Administratës Publike dhe gjithcka tjetër që ndërlidhet me MSA-në dhe zbatueshmërin e saj në Kosovë.

Last modified: 10 Gusht, 2022

One Response to " Ministja Hoxha në Bruksel për MSA-në dhe rrugen euro-integruese të Kosovës "

  1. coral mushrooms thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministja-hoxha-ne-bruksel-per-msa-ne-dhe-rrugen-euro-integruese-te-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *