Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha merr përkrahje nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Francës për procesin integrues

23 Maj, 2019

Paris, 23 Maj 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Parlamentin e Francës, është pritur në takime të veçanta nga zv. Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe përfaqësues i Komisionit të përhershëm legjislativ, z. Jacques Maire, si dhe deputetja, Mireille Clapot, zv. Kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ku ka diskutuar për reformat e ndërmarra, procesin integrues dhe sfidat e këtij procesi.

Ministrja Hoxha e njohu Z. Maire me të arriturat e procesit, reformat e ndërmarra si dhe domosdonë e çuarjes përpara të agjendës integruese për Kosovën, si rrugë të vetme për stabilitetin dhe paqen në këtë pjesë të Evropës, si dhe fuqizimin e vlerave të përbashkëta integruese.

“Ne jemi mirënjohës për përkrahjen e Francës, rëndësinë e përcaktimit të këtij vendi mik pro agjendës integruese për Ballkanin perëndimor, përshpejtimin e proceseve integruese si dhe dinamizimin e angazhimit të BE-së në këtë pjesë të kontinentit”, potencoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se ne kemi ende nevojë për përkrahje si dhe fuqizimit të përpjekjeve tona për procesin integrues.

Z. Jacques Maire, zv. Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe përfaqësues i Komisionit të përhershëm legjislativ, vuri në dukje se Kosova ka shënuar arritje në procesin të cilat janë vlerësuar nga Parlamenti dhe Komisioni Evropian, dhe pret se pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të ketë aktualizim të proceseve pozitive për Kosovën. Ai shtoi se Franca do të jetë krah zbatimit të reformave dhe hapave që ndërmerr Kosova për vlerat e përbashkëta integruese.

Ministrja Hoxha dhe Z. Maire, u dakorduan se Kosova ka vetëm një rrugë dhe ajo është tashmë e konfirmuar me Planin e BE-së për zgjerim në Ballkanin perëndimor, ku vetëm Kosova ka pengesa të cilat nuk ishin për vendet tjera aspirantë, pengesa të cilat sa më parë duhet hequr në këtë proces.

Zv. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të jashtme, deputetja Mireille Clapot, e konfirmoi përkrahjen për Kosovën në integrimin në organizatat ndërkombëtare, për reformat e ndërmarra dhe angazhimin e Kosovës për proceset integruese.

Ndërsa Ministrja Hoxha, potencoi prioritetin e këtij procesi të lidhur me liberalizimin e vizave, duke kërkuar mbështetje nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Francës që qytetarët e Republikës së Kosovës të mos jenë qytetarët e vetëm nga një shtet evropian me kufizim në vlerën themelore të BE-së, lëvizjen e lirë.

Last modified: 5 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Hoxha merr përkrahje nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Francës për procesin integrues "

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-merr-perkrahje-nga-komisioni-i-puneve-te-jashtme-te-frances-per-procesin-integrues/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-merr-perkrahje-nga-komisioni-i-puneve-te-jashtme-te-frances-per-procesin-integrues/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-merr-perkrahje-nga-komisioni-i-puneve-te-jashtme-te-frances-per-procesin-integrues/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you can find 1194 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-merr-perkrahje-nga-komisioni-i-puneve-te-jashtme-te-frances-per-procesin-integrues/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *