Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha vlerëson zgjedhjen e Tanja Fajon dhe Arba Kokalari në Parlamentin Evropian

27 Maj, 2019

Prishtinë, 27 Maj 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ka veçuar dy emra, të zgjedhura për këtë Parlament.

Ministrja Hoxha ka shkruar se “dy emra janë që na bëjnë të ndjehemi shumë mirë me rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Tanja Fajon dhe Arba Kokalari”.

Ja postimi i znj. Hoxha në fb:

“Dy emra janë që na bëjnë të ndjehemi shumë mirë me rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Tanja Fajon dhe Arba Kokalari.

Raportuesja për Kosovën në PE, mikja jonë e dëshmuar, Tanja Fajon, sërish do të mbaj të njëjtën pozitë, për të qenë pranë nesh, e vendosur si çdo herë pro qytetarëve tanë në proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Arba Kokalari, emër që na bën krenar, e para deputete shqiptare në Parlamentin Evropian. Ajo do t’i bëj nder jo vetëm zgjedhësve të saj në Suedi, por edhe të gjithë bashkëkombësve. Suksese Arba!”

Last modified: 5 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Hoxha vlerëson zgjedhjen e Tanja Fajon dhe Arba Kokalari në Parlamentin Evropian "

  1. 티비위키 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-vlereson-zgjedhjen-e-tanja-fajon-dhe-arba-kokalari-ne-parlamentin-evropian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-vlereson-zgjedhjen-e-tanja-fajon-dhe-arba-kokalari-ne-parlamentin-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *