Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Presim vendim sa më të shpejtë për lëvizjen e lirë

27 Maj, 2019

Prishtinë, 27 Maj 2019 – Pas zgjedhjeve të djeshme për Parlamentin Evropian, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar vendim sa më të shpejtë për liberalizimin e vizave.

Ministrja Hoxha ka shkruar se “votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian”, duke shtuar se rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian.

Rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave. Andaj, presim dhe kërkojmë të ketë vendim sa më shpejt.

Republika e Kosovës ka përmbushur kriteret – tani radha është te BE-ja ta përmbush pjesën e vet të marrëveshjes!

Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!”

Last modified: 5 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *