Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Më 5 Mars 1998 u hap porta e lirisë së Kosovës

5 Mars, 2018

Prishtinë, 5 Mars 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas Seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, ka shkruar se  është shënuar solemnisht 20 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “duke kujtuar rezistencën dhe flijimin e paparë deri atëherë në histori, të një familjeje përball një shteti, të Familjes Jashari”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot, me Seancë solemne, është shënuar 20 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar rezistencën dhe flijimin e paparë deri atëherë në histori, të një familjeje përball një shteti, të Familjes Jashari.

Mëngjesi i 5 Marsit 1998, ishte dita e kthesës së madhe, dita që u hap porta për lirinë e Kosovës, duke rizgjuar energjitë liridashëse e çlirimtare të një populli por edhe të bashkësisë ndërkombëtare se Kosova meritonte lirinë.

Lavdi e përjetshme për Familjen Jashari!
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës!”

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *