Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Projekti i bashkëpunimit Norvegji-Kosovë 2018

6 Mars, 2018

Prishtinë, 6 Mars 2018 – Republika e Kosovës, duke pasur por edhe duke synuar fuqizimin e të njëjtave vlera me ato të popullit norvegjez, vlerave integruese dhe me aspirata të fuqishme euro-atlantike, ka mirëpritur, bashkëpunimin dhe përkrahjen e ardhur nga populli mik norvegjez.

Kosova dhe Norvegjia janë partnere të afërta që vazhdimisht kanë thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror. Norvegjia dëshiron që Kosova të arrijë sukses drejt progresit politik dhe ekonomik, integrimit euro-atlantik si dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, gjë që Ministria e Integrimit Evropian e ka vlerësuar lartë këtë angazhim.

Norvegjia është e përfshirë në Ballkanin Perëndimor prej shumë vitesh, si politikisht, ashtu edhe përmes asistencës me projekte dhe partneriteteve. Synimi i saj është të promovojë stabilitetin dhe pajtimin në rajon, si dhe sundimin e ligjit dhe progresin ekonomik. Nëpërmjet këtyre projekteve, Ministria e Integrimit ka treguar përkushtimin e saj në thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me Norvegjinë.

Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, Norvegjia ka kontribuar në Kosovë, me mbi 130 milionë euro në formë të asistencës për projekte bilaterale. Kontributi në vitin 2018 do të jetë rreth 6 milionë euro. Një pjesë e madhe e fondeve do të ndahet me anë të ftesës së hapur për propozime, e cila do të shpallet në mars (data do të konfirmohet). Ministria e Integrimit Evropian është mirënjohëse ndaj kësaj ndihme duke e vlerësuar si shumë qenësore për proceset nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët e saj.

Fushat prioritare për fondet norvegjeze janë përzgjedhur në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE) si përgjegjëse për koordinimin e donatorëve në Kosovë.

Fushat prioritare do të jenë: Lehtësimi i integrimit evropian (me fokus në ngritjen e kapaciteteve dhe kompetencave në sektorin publik); Pajtimi dhe drejtësia tranzicionale; Reformimi i sektorit të drejtësisë, organeve të pavarura mbikëqyrëse dhe policisë; Transparenca dhe efikasiteti i parlamentit dhe institucioneve publike të vendit; Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; Krijimi i vendeve të punës dhe konkurrueshmëria (me fokus në TIK dhe energjinë e ripërtëritshme); Barazia gjinore dhe mos-diskriminimi.

Do të themelohet Fondi Norvegjez i OJQ-ve që do të mbulojë Kosovën dhe Shqipërinë. Fondi i OJQ-ve do të menaxhohet nga një menaxher i pavarur i fondeve. Ministria e Integrimit, në këtë drejtim do të mirëpres dhe ofroj bashkëpunim të plotë.

Përveç fondeve bilaterale për Kosovën, Norvegjia do të shpallë një Ftesë për propozime për projekte rajonale me përfshirje të dy ose më tepër vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kandidatët nga Kosova të cilët i plotësojnë kushtet mund të aplikojnë për asistencë të projekteve rajonale. Për më tepër, Norvegjia është donatori më i madh bilateral në Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) të bazuar në BE. E përshëndesim nënshkrimin e projektit të parë në Kosovë në kuadër të WBIF-it, projekt ky për modernizimin e sistemit hekurudhor në Kosovë i nënshkruar në shkurt të këtij viti.

Last modified: 9 Gusht, 2022

One Response to " Projekti i bashkëpunimit Norvegji-Kosovë 2018 "

  1. illuminati join thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/projekti-i-bashkepunimit-norvegji-kosove-2018/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *