Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha fton për kryerjen e obligimeve që dalin nga përkrahja buxhetore sektoriale

26 Prill, 2018

Prishtinë, 26 Prill 2018 – Në takimin e Grupit të veçantë për Reformën e Administratës Publike, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vlerësuar takimin, duke theksuar se ndërlidhja me përkrahjen buxhetore sektoriale, është negociuar në kuadër të programit IPA 2016, në pjesën e dytë.

 

Ministria e Integrimit Evropian, vuri në dukje Ministrja Hoxha, është institucioni kryesor përgjegjës për të siguruar zbatimin e treguesit të parë të Kontratës për Përkrahje Buxhetore Sektoriale për Reformën e Administratës Publike.

 

“Ky tregues kërkon përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja, përmes zbatimit të Programit Kombëtar për Zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha, duke shtuar se ky është viti i parë i zbatimit të këtij treguesi, dhe Ministria ka punuar në zbatim me rishikimin e Programit të MSA-së në shtator të vitit të kaluar.

 

Për këtë vit, ceku Ministrja, fokusi është vënë në tri drejtime: Planifikimin realist, Ndërlidhjen me Planin Vjetor të Punës së Qeverisë dhe dokumentet tjera vendore dhe Lehtësimin e raportimit, duke vendosur kritere më strikte për planifikim afatshkurtër, duke centralizuar më tepër procesin, si dhe duke ofruar udhëzime për përllogaritje të kostos buxhetore të reformave të planifikuara.

 

“Cilësia e planifikimit të Programit të MSA-së, është përmirësuar ndjeshëm në tri drejtime kryesore: Reduktimin e numrit të masave afatshkurtra për rreth 45%, nga 959 masa vitin e kaluar në rreth 538 këtë vit. 145 prej tyre janë masa legjislative, ndërsa 393 janë masa zbatuese; Ndërlidhjen e rreth 70% të masave afatshkurtra me reformat e dakorduara në konkluzionet e strukturave të MSA-së; dhe Ndërlidhjen e afër 80% të masave afatshkurtra me Planin Vjetor të Punës së Qeverisë (PVPQ): gjithsej 279 masa afatshkurtra të Programit të MSA-së janë pjesë e kësaj të fundit; prej tyre, 38 nga 40 projektligjet e parapara me këtë program janë pjesë e Programit Legjislativ të Qeverisë; ndërsa 241 nga 393 masa zbatuese të Programit të MSA-së janë pjesë e PVPQ-së”, theksoi Ministrja Hoxha.

 

Presim që të gjitha institucionet e përfshira në kuadër të përkrahjes buxhetore sektoriale, të angazhohen për kryerjen e obligimeve të tyre të marra gjatë procesit të negocimit të përkrahjes buxhetore sektoriale dhe në kuadër të procesit të dialogut të vazhdueshëm që kemi me BE-në për këtë çështje, theksoi Ministrja Dhurata Hoxha.

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Hoxha fton për kryerjen e obligimeve që dalin nga përkrahja buxhetore sektoriale "

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 83210 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-fton-per-kryerjen-e-obligimeve-qe-dalin-nga-perkrahja-buxhetore-sektoriale/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-fton-per-kryerjen-e-obligimeve-qe-dalin-nga-perkrahja-buxhetore-sektoriale/ […]

  3. We are a group of volunteers and starting a brand new scheme in our community. Your site offered us with helpful information to paintings on. You have done a formidable activity and our entire neighborhood might be thankful to you.

  4. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-fton-per-kryerjen-e-obligimeve-qe-dalin-nga-perkrahja-buxhetore-sektoriale/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *