Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku viziton Zyrën Administrative të Mitrovicës së veriut

12 Nëntor, 2012

Mitrovicë, 12 nëntor 2012 – Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku për tu informuar më hollësisht për punën e Zyrës Administrative të Veriut të Mitrovicës, realizoi një vizitë ku u prit nga Adrijana Hodzic, Zyrtare Kryesore Ekzekutive nga Zyra Administrative e Mitrovicës së veriut. Në takim u diskutua për fuqizimin e Sundimit të rendit dhe ligjit; fuqizimin e kapaciteteve institucionale për vetëqeverisje lokale, ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve për zhvillim ekonomik, infrastrukturën sociale, arsimimin, shëndetësinë, dhe zhvillimin e diversitetit etnik dhe kulturor.

Me këtë rast znj. Hodzic e informoi Ministren Çitaku më në detaje për punën që bënë zyra administrative, si dhe për zhvillimet në ngritjen e kapaciteteve humane dhe teknike të këtij insotutcioni. ZNj. Hodzic tha se”.Duke i pasur parasyshm rrethanat e veshtira dhe komplekse ne Veriun e Mitrovices, Zyra Administrative ka bere nje pune te mire. Deri me tani i kemi shqyrtuar me se dy mije kerkesa te ndryshme administrative te qytetareve te Republikes se Kosoves, jo vetem nga qyteti I Mitrovices por edhe nga qytetet tjera te veriut te Republikes se Kosoves”.  Zonja Hodzic u zotua se do te vazhdojne edhe me tutje punen e tyre duke kerkuar mbeshtetje te metutjeshme te Qeverise se Republikes se Kosoves.

Ministrja Çitaku e përgëzoi znj. Hodzic për angazhimin e saj të deritanishëm dhe kurajon e dëshmuar që në kushte të tensionuara ka arritur për ta funksionalizuar Zyrën Administrative të Mitrovicës së Veriut.

Ministrja Çitaku poashtu shtoi se” Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për zhvillimin ekonomik dhe social të Mitrovicës Veriore. Mitrovica Veriore ballafaqohet me shume sfida te natyres politike, sociale dhe ekonomike por Qeveria e Republikes se Kosoves do te vazhdoje ta perkrahe Zyren Administrative te Veriut te Mitrovices ne menyre te pakompromis. Perkushtimi per t’ju siguruar dhe ofruar qytetareve te veriut te Mitrovices sherbime te ndryshme administrative eshte per cdo levdate dhe duhet të vazhdojë e të zhvillohet edhe më tutje.” Ministrja Citaku pastaj vazhdoj viziten ne objektin e ri te Zyrës Administrative Në Veriun e Mitrovicës, ku u takua me nënpunësit e kësaj zyre të cilët e njoftuan më hollësisht me zhvillimet dhe punën e tyre.

Last modified: 17 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Çitaku viziton Zyrën Administrative të Mitrovicës së veriut "

  1. Crystal Meth thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-viziton-zyren-administrative-te-mitrovices-se-veriut/ […]

  2. Chipotle thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-viziton-zyren-administrative-te-mitrovices-se-veriut/ […]

  3. pop over here thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 60778 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-viziton-zyren-administrative-te-mitrovices-se-veriut/ […]

  4. 123auto thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-viziton-zyren-administrative-te-mitrovices-se-veriut/ […]

  5. Lavarr thotë:

    Way cool! Some extremely valid points! I appreciate you
    penning this article plus the rest of the site is extremely good.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *