Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku mban fjalim para Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës

13 Nëntor, 2012

Prishtinë, 13 nëntor 2012 – Me udhëheqjen e zëvendëskryeministres Mimoza Kusari – Lila, sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Temë e këtij takimi ishin një sërë çështjesh që kanë të bëjnë kryesishtë me promovimin dhe relizimin e reformave strukturore për zhvillim ekonomik, por edhe si garancë për një qëndrueshmëri në zhvillim dhe avansim të mirëqenies sociale të qytetarëve tanë në Republikën e Kosovës.

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku në fjalimin e sajë tha se” në kuadër të Studimit të Fizibilitetit BE ka vlerësuar drejt dhe në mënyrë korrekte përpjekjet që ka bërë Kosova në zbatimin e reformave të ekonomisë së tregut dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale për të arritur pajtueshmërinë e ligjeve, politikave dhe standardeve evropiane në të gjitha fushat në kuadër të kritereve ekonomike dhe standardeve evropiane që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik. Raporti gjithashtu ka identifikuar një numër të konsiderueshëm sfidash të cilat Kosova duhet domosdo t’i adresojë në mënyrë që të mund të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”.

Në vazhdim Ministrja Çitaku foli më në hollësi për politikat ekonomike, tregëtinë, punësimin, si dhe shumë çështje të tjera që do t’i kontribuonin zhvillimin ekonomik të vendit tonë.  Ndërsa në raport me Marrëveshjen e stabilizim Asocciimit ministrja Çitaku tha se” Në nivelin e kapaciteteve institucionale, kyç është kapaciteti për të negociuar komponentin për tregti në kuadër të MSA-së së ardhshme, kjo pasi që kapacitetet administrative për të kryer këto negociata lidhen me shumë fusha. Kërkohen kapacitete për të vlerësuar përfitimet dhe kostot për ndryshimet në aranzhimet tregtare dhe kushtet e tjera për zbatim të MSA-së. Strukturat negociuese dhe mekanizmat e konsultimit me palët e interesuara duhet të jenë të qëndrueshme dhe të japin rezultate konkrete në shërbim të negocimit dhe plotësimit të kërkesave të tilla. Për të filluar duhet kryer në mënyrë profesionale një studim analitik dhe të dentifikohen qartë prioritetet negociuese të Republikës së Kosovës. The hapi final është të kërkohen aranzhime dhe mekanizma të duhur institucional për të siguruar koordinimin e përgjithshëm të procesit të negociatave, dhe kapacitete të fuqishme për përafrimin dhe zbatimin me efektshmëri të tërë legjislacionit relevant që përfshijnë një gamë të gjerë fushash që prekin politika ekonomike, infrastrukturën e cilësisë, lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, punëtorët dhe kapitalin e promovimit të investimeve, NVM-të, të bërit biznes, sektorin privat, industrinë, të drejtat pronësore intelektuale e industriale, dhe shumë fusha tjera” tha me këtë rast Ministrja Çitaku.

Informatë e Përgjithshme

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është organi kryesor këshillues dhe vendimmarrës për politikat ekonomike dhe reformat, i cili mbahet çdo muaj. Ky këshill përbëhet nga Kryeministria, 11 ministri, Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, tri asociacione të biznesit, si dhe nga donatorë të jashtëm të cilët po e ndihmojnë Kosovën.

Last modified: 17 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Çitaku mban fjalim para Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mban-fjalim-para-keshillit-kombetar-per-zhvillim-ekonomik-te-kosoves/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 42797 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mban-fjalim-para-keshillit-kombetar-per-zhvillim-ekonomik-te-kosoves/ […]

  3. easton news thotë:

    Get Lehigh Valley news, Allentown news, Bethlehem news, Easton news, Quakertown news, Poconos news and Pennsylvania news from Morning Post. https://morningpost.us

  4. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mban-fjalim-para-keshillit-kombetar-per-zhvillim-ekonomik-te-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *