Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku takon kryetarët e Deçanit, Junikut dhe Gjakovës, diskutohet për harmonizimin e agjendës së përbashkët evropiane

14 Prill, 2014

Prishtinë, 14 prill  2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, është duke vazhduar me vizitat nëpër Komunat e Kosovës për të takuar kryetarët e Komunave me qëllim të koordinmit rreth agjendës Evropiane, procesit të Liberalizimit të Vizave dhe bashkërendimit të aktiviteteve zhvillimore për vendin tonë.

Në agjendën e sotme u realizuan vizita në Komunën e Deçanit ,Junikut  dhe Gjakovës. Ministrja Çitaku u prit nga kryetarët respektiv të komunave dhe përcjelli po të njejtat porosi dhe diskutoi për mundësitë e avancimit të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit Qendrorë dhe atij Lokal rreth rekomadnimeve dhe detyrimeve që dalin nga raportet e Komisionit Evropian. Theks i veçantë u vu në kriteret e parashtruara për të avancuar me agjendën e integrimit Evropian dhe liberalizimit të vizave për qyetarët e Kosovës.

Në kto takime të ndara është  diskutuar  ngritja e nivelit të bashkëpunimit për procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, trajtimi i dukurisë së migrimit të parregullt, por edhe mundësitë e aplikimit në projekte në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA). Njëkohësisht, temë e këtyre takimeve ishin edhe modalitetet për akomodimin në administratën komunale të bursistëve nga programi Skema e Profesionistëve të Rinjë ” Young Cells Scheme”, projekt ky në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Komisionin Evropian.

Si në takimet e kaluara Ministrja Çitaku i njoftoi më në detaje Kryetarët e Komunave për zhvillimet rreth negociatave të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por edhe në tërësi për zhvillimet me agjendën Evropiane, pas vizitës që kishte në Bruksel ku u takua me zryatër të lartë të Komisionit Evropian, respektivisht me Komisonerin Fyle dhe zyrtarë të tjerë.

Poashtu, ministrja Çitaku ka premtuar ndihmën e ministrisë për t’u përballur me sfidat e riatdhesimit të qytetarëve në komunat e tyre, si dhe do të angazhohet në nivel qeveritar për përmirësimin e kushteve ligjore për zhvillim ekonomik, dhe në kuadër të kësaj për krijimin e klimës më të mirë për investitorët.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Çitaku takon kryetarët e Deçanit, Junikut dhe Gjakovës, diskutohet për harmonizimin e agjendës së përbashkët evropiane "

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 57023 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takon-kryetaret-e-decanit-junikut-dhe-gjakoves-diskutohet-per-harmonizimin-e-agjendes-se-perbashket-evropiane/ […]

  2. 티비위키 thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takon-kryetaret-e-decanit-junikut-dhe-gjakoves-diskutohet-per-harmonizimin-e-agjendes-se-perbashket-evropiane/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takon-kryetaret-e-decanit-junikut-dhe-gjakoves-diskutohet-per-harmonizimin-e-agjendes-se-perbashket-evropiane/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *