Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim një grup studentësh nga Washingtoni

11 Prill, 2014

Prishtinë 11,prill 2014. Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, priti në takim një grup studentësh amerikan, të cilët po studiojnë  në  Bruksel, në fushën  e integrimeve  evropiane , për  interesimin  e  studentëve në këtë  takim u  diskutua  për  tema të ndryshme që kanë të bëjnë  me marrëdhëniet  e  Kosovës me BE-në,   zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës,  bashkëpunimin  rajonal , si  dhe për  rolin e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare.

Me këtë rast  Ministrja e Integrimit Evropian,  bëri një prezantim të shkurtër  për punën e  kësaj  ministrie , agjendën  evropiane,  si dhe për  perspektivën  e gjithë rajonit drejtë Bashkimit  Evropian.
Rruga drejt integrimit  Evropian, do  t’i  ndihmoj Kosovës në ndërtimin e institucioneve më efikase, demokratike dhe të qëndrueshme për një zhvillim afatgjatë. Agjenda evropiane  e Kosovës gëzon mbështetjen e  gjithë spektrit  politik në vend, tha me këtë rast  ministrja Çitaku.

Ministrja Çitaku, për interesimin  e studentëve foli edhe për  rolin e organizatave ndërkombëtare  në lidhje me proceset  nëpër  të  cilat po kalon Kosova, ajo  shprehu një  falënderim të veçantë për të  gjitha organizatat ndërkombëtare, ShBA-të, BE-në për mbështetjen e dhënë për Republikën e Kosovës.
Në këtë takim  studentët  patën mundësi të njoftohen më hollësisht me rrjedhat  e Integrimit  Evropian , si  dhe për çështje, të cilat ata dëshirojnë të kanë njohuri në detaje në mënyrë që të kenë një imazh më të qartë për  Kosovën dhe proceset  integruese të saj.

Last modified: 12 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Çitaku priti në takim një grup studentësh nga Washingtoni "

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nje-grup-studentesh-nga-washingtoni/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nje-grup-studentesh-nga-washingtoni/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nje-grup-studentesh-nga-washingtoni/ […]

  4. quik thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nje-grup-studentesh-nga-washingtoni/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nje-grup-studentesh-nga-washingtoni/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *