Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Bashkëpunim i intensifikuar Kosovë-Shqipëri për agjendën evropiane

15 Prill, 2014

Prishtinë 15 prill 2014, Ministrja e Integrimit Evropian, priti sot në takim një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili udhëhiqej nga kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade. Ministrja Çitaku vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, duke theksuar nevojën e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Ministrja Çitaku tha se Kosova ka shënuar përparime të theksuara në rrugën e saj evropiane, duke krijuar një shtetit ligjor dhe gjithëpërfshirës, ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit. Ministrja Çitaku ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke theksuar interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të hap rrugë të reja bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë si vend mik i Kosovës, në intensifikimin e përbashkët të punës drejtë Integrimit në Bashkimin Evropian. Ajo tha se Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën, përmes shkëmbimit të përvojave, në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Arta Dade, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë. Ajo shprehu përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e reformave drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.

Last modified: 12 Gusht, 2022

2 Responses to " Bashkëpunim i intensifikuar Kosovë-Shqipëri për agjendën evropiane "

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bashkepunim-i-intensifikuar-kosove-shqiperi-per-agjenden-evropiane/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bashkepunim-i-intensifikuar-kosove-shqiperi-per-agjenden-evropiane/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *