Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Koordinimi i agjendë së përbashkët evropiane mes pushtetit lokal dhe qendror është në rrugë të mbarë

17 Prill, 2014

Prishtinë, 17 prill 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, edhe sot ka  vazhduar me vizitat nëpër Komunat e Kosovës për të takuar kryetarët e Komunave me qëllim të koordinmit rreth agjendës Evropiane, procesit të Liberalizimit të Vizave dhe bashkërendimit të aktiviteteve zhvillimore për vendin tonë.

Në agjendën e sotme u realizuan vizita në Komunat: Drenas, Skenderaj dhe Vushtrri . Ministrja Çitaku u prit nga kryetarët respektiv të komunave dhe diskutoi për mundësitë e avancimit të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit Qendrorë dhe atij Lokal rreth rekomadnimeve dhe detyrimeve që dalin nga raportet e Komisionit Evropian. Theks i veçantë u vu në kriteret e parashtruara për të avancuar me agjendën e integrimit Evropian dhe liberalizimit të vizave për qyetarët e Kosovës.

Në kto takime të ndara është  diskutuar  ngritja e nivelit të bashkëpunimit për procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, trajtimi i dukurisë së migrimit të parregullt, por edhe mundësitë e aplikimit në projekte në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA). Njëkohësisht, temë e këtyre takimeve ishin edhe modalitetet për akomodimin në administratën komunale të bursistëve nga programi Skema e Profesionistëve të Rinjë ” Young Cells Scheme”, projekt ky në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Komisionin Evropian.

Si në takimet e kaluara Ministrja Çitaku i njoftoi më në detaje Kryetarët e Komunave për zhvillimet rreth negociatave të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por edhe në tërësi për zhvillimet me agjendën Evropiane.

Poashtu, ministrja Çitaku ka premtuar ndihmën e ministrisë për t’u përballur me sfidat e riatdhesimit të qytetarëve në komunat e tyre, si dhe do të angazhohet në nivel qeveritar për përmirësimin e kushteve ligjore për zhvillim ekonomik, dhe në kuadër të kësaj për krijimin e klimës më të mirë për investitorët.

Last modified: 12 Gusht, 2022

6 Responses to " Koordinimi i agjendë së përbashkët evropiane mes pushtetit lokal dhe qendror është në rrugë të mbarë "

  1. 토렌트 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/koordinimi-i-agjende-se-perbashket-evropiane-mes-pushtetit-lokal-dhe-qendror-eshte-ne-rruge-te-mbare/ […]

  2. Twitter thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/koordinimi-i-agjende-se-perbashket-evropiane-mes-pushtetit-lokal-dhe-qendror-eshte-ne-rruge-te-mbare/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/koordinimi-i-agjende-se-perbashket-evropiane-mes-pushtetit-lokal-dhe-qendror-eshte-ne-rruge-te-mbare/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/koordinimi-i-agjende-se-perbashket-evropiane-mes-pushtetit-lokal-dhe-qendror-eshte-ne-rruge-te-mbare/ […]

  5. … [Trackback]

    […] There you will find 7140 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/koordinimi-i-agjende-se-perbashket-evropiane-mes-pushtetit-lokal-dhe-qendror-eshte-ne-rruge-te-mbare/ […]

  6. ragdoll kitten thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/koordinimi-i-agjende-se-perbashket-evropiane-mes-pushtetit-lokal-dhe-qendror-eshte-ne-rruge-te-mbare/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *