Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku takoi Drejtoreshën e Përgjithshme të SIDA-s znj. Gornitzka

3 Shkurt, 2014

Prishtinë, 3 Shkurt 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku u takua sot me  Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjensionit të Suedisë për Bashkëunim Zhvillimor  Ndërkombëtarë (SIDA) znj. Charlotte Petri Gornitzka të shoqëruar nga Ambasadori i Sueidsë në Kosovë z. Mats Staffansson, z. Henrik Nilsson, i ngarkuar me punë në Ambasadën Suedeze në Prishtinë, dhe delegacioni mbështetës, për të diskutuar për ndikimin e gjertanishëm të asistencës zhvillimore të Suedisë në Kosovë por edhe për të rritur koordinimin për periudhën në vijim në mënyrë që përkrahja Suedeze të jetë sa ma e suksesshme duke u mbështetur në prioritet institucionale të Qeverisë së Kosovës.

Nga ana e sajë, Minsitrja Çitaku bëri një përmbledhje të projekteve që janë realizuar deri më tani dhe theksoi rëndësinë që disa prej tyre kanë pasur në avancimin e shoqërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Ministrja është shprehur falenderuese ndaj përkrahjes së popullit Suedez dhe Qeverisë Suedeze për të ndihmuar Kosovën si nëpërmjet SIDA-s ashtu edhe të projekteve të drejtëpërdrejta.

Ndër të tjera Ministrja Çitaku tha se “Suedia në vitet e fundit ka mbështetur procese shumë të rëndësishme në Kosovë, si investime në pylltari, arsim dhe mjedis. Kosova, me partnerë ndërkombëtarë,  gjatë viteve të fundit ka konsoliduar fundamentet e zhvillimit ekonomik duke ndërtuar institucione të pavarura, duke fuqizuar institucionet e sundimit të ligjit dhe duke investuar në sektorët e energjisë, arsimit, bujqësisë dhe infrastruktures rrugore.”.

Nga ana e saj Drejtoresha e Përgjithshme e  SIDA-s znj. Charlotte Petri Gornitzka me këtë rast tha se” Jam shumë e kënaqur që Bashkëpunimi Zhvillimorë Suedez ka ndihmuar përpjekjet e Kosovës për integrim sa më të suksesshëm në Bashkimin Evropian. Suedia ka një përkushtim afatgjatë për Kosovën dhe është në proces të përpunimit të një strategjie për zhvillimin e bashkëpunimit për shtatë vitet e ardhshme”.

Në fund, Ministrja Çitaku është shprehur e kënaqur me kuntributin e deritanishëm që SIDA ka ofruar për qytetarët e Kosovës, dhe ajo është zotuar se do të ofroj partneritet të plotë në përiudhën e ardhshme në mënyrë që investimi Suedez të jetë edhe më i suksesshëm në periudhën ne vijim.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Çitaku takoi Drejtoreshën e Përgjithshme të SIDA-s znj. Gornitzka "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takoi-drejtoreshen-e-pergjithshme-te-sida-s-znj-gornitzka/ […]

  2. Belcampo thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takoi-drejtoreshen-e-pergjithshme-te-sida-s-znj-gornitzka/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *