Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova dhe BE-ja mbajtën dialogun e PSA-së për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë

30 Janar, 2014

Prishtinë, 30 janar 2014 – Takimi sektorial për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit (PSA) për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë është mbajtur këtë javë në Prishtinë, nga 28 deri më 30 janar. Gjatë tri ditëve Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian diskutuan lidhur me zhvillimet në fushat e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisë së gjyqësorit, çështjet rreth riatdhesimit, riintegrimit dhe menaxhimit të kufirit dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me migrimin duke përfshirë politikat për viza dhe azil. Pjesa e parë e diskutimit ka trajtuar gjithashtu regjistrat civil, mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e dokumenteve.

 

Pjesa e dytë e takimit i është dedikuar të drejtave themelore dhe të drejtave njerëzore si dhe mbrojtjen dhe respektimin e komuniteteve pakicë. Këto çështje janë përcaktuar si prioritete kyçe dhe më sfiduese për progresin e Kosovës drejt integrimit në BE.

Në diskutimin për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar palët shkëmbyen mendimet lidhur me progresin dhe sfidat ekzistuese. Përkitazi me luftën kundër korrupsionit, theks i veçantë i është kushtuar punës së institucioneve në arritjen e rezultateve, nevojës për bashkëpunim të avancuar ndërinstitucional dhe dhënies prioritet korrupsionit. Në luftën kundër krimit të organizuar fokus i veçantë i është vënë konfiskimit të pasurisë dhe shpëlarjes së parave si dhe luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe narkotikë. Theks i veçantë i është dhënë nevojës për zhvillimin e regjistrit gjurmues të qëndrueshëm.

Sa i përket gjyqësorit, palët diskutuan bashkëpunimin me EULEX-in, ku autoritetet kosovare dhanë të dhëna të përditësuara lidhur me funksionimin e gjykatave, prokurorive dhe Këshillave relevant, reformave gjyqësore dhe avancimit të të drejtave pronësore.

Gjatë bisedimeve lidhur me reformën zgjedhore, Komisioni nxiti institucionet e Kosovës të vazhdojnë dhe përfundojnë kornizën ligjore, në përputhshmëri me rekomandimet e BE-së dhe gjetjet nga zgjedhjet e fundit komunale të misionit monitorues zgjedhor.

Në fushën e të drejtave themelore, u nxor në pah rëndësia e zbatimit efikas të legjislacionit në fuqi dhe Strategjive e Planeve të Veprimit. Palët u pajtuan që fushatat sensibilizuese edhe në nivelin lokal janë shumë të rëndësishme si dhe koordinimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
Sa i përket mbrojtjes dhe respektimit të komuniteteve pakicë, u vlerësua si e rëndësishme dhënia e prioritetit veprimeve në Planet e Veprimit për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas që do të zbatohen gjatë vitit 2014 si dhe zhvillimit të politikave të përkushtimit për periudhën deri në vitin 2020. Buxheti për këto veprime duhet siguruar.

Takimi për Dialogun e PSA-së për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, konkludimet e të cilit do të futen në raportin e progresit për këtë vit, është organizuar bashkë me Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Informatë

– Dialogu PSA është korniza për administratën e BE-së dhe Kosovës për diskutime të rregullta teknike dhe çështje të politikave në lidhje me agjendën Evropiane. Këto takime ofrojnë të dhëna të drejtpërdrejta për raportin vjetor të progresit të Komisionit Evropian. 


– Dialogu PSA monitoron dhe bashkërendon rezultatet e Kosovës në reforma, në veçanti në lidhje me prioritetet e përcaktuara në Partneritetin Evropian dhe identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. 


– Ekzistojnë shtatë fusha që shqyrtohen në takimet sektoriale dhe ato përcjellin nga afër formatin e dialogut që BE-ja e ka me kandidatët e tjerë dhe ata potencial. Takimet sektoriale kanë të bëjnë me Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë; Inovacionin; Shoqërinë Informative; Politikat Sociale, Arsimin dhe Kulturën; Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Sistemin Tatimor; Tregun e Brendshëm, Konkurrencën, Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësinë, Peshkatarinë, Pylltarinë, Sigurinë e Ushqimit; Transportin, Ambientin, Energjetikën, Zhvillimin Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.   


– Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut të PSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Qeveria. Secili takim rezulton në veprime përcjellëse të dakorduara të cilat duhet ndërmarrë nga autoritetet kosovare. Takimi plenar, ku diskutohen prioritetet në reforma, pritet të mbahet në korrik 2011. Konkludimet nga takimet mund të gjenden në  faqen e internetit të Zyrës së BE-së në Kosovë.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

6 Responses to " Kosova dhe BE-ja mbajtën dialogun e PSA-së për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë "

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-mbajten-dialogun-e-psa-se-per-drejtesine-lirine-dhe-sigurine/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 39724 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-mbajten-dialogun-e-psa-se-per-drejtesine-lirine-dhe-sigurine/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you will find 38951 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-mbajten-dialogun-e-psa-se-per-drejtesine-lirine-dhe-sigurine/ […]

  4. additional info thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-mbajten-dialogun-e-psa-se-per-drejtesine-lirine-dhe-sigurine/ […]

  5. aksara178 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-mbajten-dialogun-e-psa-se-per-drejtesine-lirine-dhe-sigurine/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-mbajten-dialogun-e-psa-se-per-drejtesine-lirine-dhe-sigurine/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *