Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Z. Ferrarese

3 Shkurt, 2014

Prishtinë, 03 shkurt 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Andreas Ferrarese, me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gjatë takimit, ministrja Çitaku  bisedoi me Ambasadorin ferrarese për gjendjën aktuale në Kosovë, zhvillimet e fundit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe procesin e Integrimit të Kosovës në BE.

Fokusi i veçantë i këtij takimi ishte vijueshmëria e negociaitave pët marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, çështjet rreth Liberalizmit të Vizave, si dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast Ministrja Çitaku potencoi rëndësin e përkushtimit dhe, qasjes aktive të qeverisë Italiane ndaj avancimit të tërë rajonit, dhe posaçërisht Kosovës, në agjendën evropiane.

Ministrja Çitaku  poashtu theksoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona për të avancuar me interesat e tona të dyanshme, por edhe për ti kontribuar avancimit të gjithë rajonit.

Ministrja Çitaku tha se: “Qeveria e Kosovës, Integrimin e Evropian e trajton si proces të reformave të brendshme, si në aspektin institucional dhe atë shoqëror”.

Me këtë rast Ammbasadori Ferrarese në emër të Minsitres së Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino, i përcjelli Minsitres Çitaku ftesën për të qenë prezantuesja kryesore në edicionin e dytë të Shkollës së Femrave në Diplomaci, që do të mbahet nga data 2 deri më 8 mars në Romë dhe Milano të Italisë. Ministrja Çitaku është ftuar ti kotribuoj debatit për të rritur çasjen e grave në karrierën ndërkombëtare, duke ndarë me to përvojën e sajë me sfidat që shfaqen në periudha të tranzicionit.

Poashtu në takim Ambasadori Ferrarese potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Italisë dhe Kosovës dhe shprehu vullnetin për kontribuar edhe më shumë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkpunimi, si në aspektin socio – ekonomik dhe shoqëror, po ashtu edhe në atë të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Çitaku priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Z. Ferrarese "

  1. 주식 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-italise-ne-kosove-z-ferrarese/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-italise-ne-kosove-z-ferrarese/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-italise-ne-kosove-z-ferrarese/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-italise-ne-kosove-z-ferrarese/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *