Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim njohës Ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë

6 Shkurt, 2014

Prishtinë, 06 shkurt 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim njohës Ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë z. Ilija Strashevski, me të cilin biseduan për marrëdhënjet ndërmjet dy vendeve tona dhe rajonit, bashkëpunimin reciprok dhe koordinimin në çështje të rëndësishme si agjenda Evropiane.

Ministrja Çitaku me këtë rast përshëndeti qasjen pozitive dhe proaktive të Maqedonisë ndaj avancimit të Kosovës në agjendën evropiane dhe avancimin e saj në kontekst ndërkombëtar.

Ministrja Çitaku poashtu kërkoi intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit në mënyrë që të ketë afrim sa më të madh të interesave tona të dyanshme, por edhe ti kontribuohet avancimit të rajonit në përgjithësi.

Diskutimet gjithashtu u fokusuan edhe në, rrjedhën e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë në fusha të interesit të përbashkët.

Nga ana e tij z. Strashevski. tha: “Qasja e Maqedonisë ndaj Kosovës është pozitive dhe do të vazhdoj me këtë ritëm. Maqedonia ka qenë dhe do të vazhdoj t’i kontrubuojë një harmonie ndërfqinjësore në tërë rajonin e Ballkanit“

Në fund të takimit Ministrja Çitaku uroi Ambasadorin Strashevski për përgjegjësinë e re.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Çitaku priti në takim njohës Ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë "

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-njohes-ambasadorin-e-maqedonise-ne-kosove/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-njohes-ambasadorin-e-maqedonise-ne-kosove/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *