Prishtinë, 5 shkurt 2014 – Sot Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Vlora Çitaku priti në takim z. Christian Danielsson, Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjërimit të Komisionit Evropian.
Në konferencën për shtyp Ministrja Çitaku ju drejtua mediave me fjalët hyrëse se: ”Lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dua të shpreh kënaqësinë që procesi negociator është duke u zhvilluar me një intensitet të lartë dhe jemi duke ju ofruar përmbylljes së këtij procesi në përputhje me afatet e parapara. Gjatë javës së ardhshme do të mbahet raundi i dytë i negociatave në nivel të grupeve teknike, me ç’rast pres që të finalizohen pothuaj të gjitha detajet teknike e negociatave. Kjo do të hapë rrugë për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve dhe përmbylljen e procesit negociator”.
Poashtu, Ministrja potencoi se: “Z. Danielsson e njoftova rreth masave që institucionet tona janë duke ndërmarrë në kuadër të Planit të Veprimit për Liberalizimin e Vizave, dhe se presim që dialogu për procesin e liberalizimit të vizave të intensifikohet në muajt në vijim. Shpresojmë që në javët në vijm të zhvillojmë pjesën e mbetur të misionit vlerësues që ka filluar në dhjetor dhe ta kurorizojmë me një raport real i cili do ti identifikoj të gjitha të arriturat e institucioneve të Kosovës”.
Poashtu, me këtë rast u potencua planifikimi i asistences së Bashkimit Evropian për Kosovën për 7 vitet e ardhshme. Ndër të tjera Ministrja bëri me dije se: ”Vetëm përmes Instrumentit të Para Anëtarësimit, Kosova do të përfiton afro 500 milion euro gjatë 7 viteve të ardhshme. Është me rëndësi që këto mjetet financiare të shpenzohen në përputhje me prioritetet e institutioneve të Kosovës dhe në harmoni me prioritetet e agjendes evropiane”.
Nga ana e tijë z. Christian Danielsson tha se: “Ne patëm një takim mjaft konstruktiv ku u fokusuam në hapat e ardhshëm rreth negociatave për MSA-në. Unë nënvizova rënëdësinë që Kosova të vazhdoj me reformat e nevojshme ne fushën e Sundimit të Ligjit, Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do të ndihmojmë Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e tyre për qeverisje ekonomike më të mirë dhe administrate publike efikase dhe do të kemi instrumente të rëndësishme të IPA-s për të realizuar këtë”.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Ministrja Çitaku dhe Drejtori i Përgjithshëm Danielsson konkluduan se ky është një proces i bazuar në zbatimin e kritereve dhe nuk është i bazuar në data apo afate kohore.
Last modified: 15 Gusht, 2022