Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim Ambasadoren Finlandeze Znj. Meskanen dhe udhëhesësen e projektit të Binjakëzimit, Znj. Jervinen

16 Dhjetor, 2013

Prishtinë, 16 dhjetor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim Ambasadoren e Finlandës  në Kosovë, znj. Anne Meskanen, si dhe znj. Marikki Jervinen,  udhëheqëse e projektit të Binjakëzimit për fonde të IPA-së në Ministrinë e Integrimit Evropian për të diksutuar për zhvillimet e fundit të projektit të Binjakëzimit për fonde të IPA-s.

Gjatë takimit, u disutua për procesin i integtimit Evropian të Kosovës, zhvillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe përkrahjen e vazhdueshme të Finalndës për Kosovën.

Kurse, më në detaje u diskutua për projektin e Binjakëzimit për fondet e IPA-s, pasiqë ky projekt udhëhiqet nga Finlanda dhe znj. Marikki Jervinen.

Me këtë rast Ministrja Çitaku e falënderoi Ambasadoren Meskanen për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda ka dhënë për Kosovën si në drejtim të procesit të integrimit Evropian, ashtu edhe në atë të përkrahjes në projkete të ndryshme si ky i binjakëzimit në Kosovë. Ministrja Çitaku e siguroi Ambasadoren Meskanen për angazhimin e Qeverisë në përmbushjen e të gjitha reformave të nevojshme për të avancuar edhe më tej në bashkpunimin  e shkelqyer  që ka Kosova me Finlandën.

Ambasadorja Meskanen, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe shprehu vullnetin për zhvillimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha nivelet dhe fushat me fokus të veçantë për të ndarë me Kosovën këshillat për avancim me agjendën Evropiane, si dhe avancim të bashkëpunimit ekonomik dhe social.

Aktualisht Finlanda ka gjashtë projekte binjakëzimi në Kosovë. Këto projekte kanë të bëjnë me trajnimin e sektorit të sigurisë, menaxhimin e fondeve të IPA-s, zhvillimin e sektorit të arsimit,  sigurinë e kufijve, shërbimeve statistikore. Projekti i shtatë që merret me të drejtat e pakicave seksuale dhe gjinore do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm. Finlanda ka edhe një vazhdim TAIEX-projekt dhe disa projekte të asistencës teknike që janë të financuara nga Komisioni Evropian.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *