Integrimi Evropian

Mbahet Konferenca për Liritë dhe Mbrojtjen e Komunitetit LGBT në Kosovë

12 Dhjetor, 2013

Prishtinë, 12 dhjetor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian Znj. Vlora Çitaku, si dhe Instituti për Qëndrushmëri dhe Zhvillim të Rinisë në Evropën Jug-lindore kanë mbajtur sot konferencën me titull “Integrimi i Komunitetit LGBT dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, gjendja e tanishme, politikat dhe angazhimi nga  viti 2014”.

Kjo konferencë ka për qëllim vëtëdijësimin e qytetarëve për grupet e margjinalizuara dhe kujdesin e shtuar që u nevojitet komuniteteve të caktuara për të jetuar të lirë dhe në mënyrë të dinjitetshme në shoqërinë Kosovare.

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku njëkohësisht  kryesuese e kësaj konference fillimisht i falenderoi të pranishmit  për pjesmarrje në këtë  konferencë. Ajo e ripotencoi para panelistëve në këtë konferencë Qëndrimin e institucioneve të Kosovës se nuk do të tolerohet akush të frikësoj, diskriminoj apo edhe të trajtoj në mënyrë të paparabartë asnjër qytetarë të Kosovës,  dhë të gjitha praktikat  diskriminuese  do të denohen nga institucionet shtetërore.

Në fjalimin e saj ministrja Çitaku tha se “Qëllimi i çdo angazhimi të institucioneve tona dhe shoqërisë civile është që të ndërtojmë një vend ku njerëzit jetojnë të lirë dhe në liri, të barabartë brenda ligjit dhe rregullave që po i ndërtojmë në mënyrë demokratike.
Demokracia në Kosovë, si shtet i ri, është në tranzicion dhe konsolidim. Kosova është në proces të forcimit dhe avancimit të sundimit të ligjit në fushën e drejtave të njeriut.“

Ministrja vazhdoi për të thënë se:”Qëllim i kësaj konference ishte që ti kontribuoj vetëdijesimit të dyanshëm si të përfaqësuesve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komunitetit në fjalë, ashtu edhe përfaqësuesit institucional shtetërorë dhe të sigurisë. Po e njëjtës rëndësi është vetëdijesimi i qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi për grupet e margjinalizuara dhe kujdesi i shtuar që u nevojitet komuniteteve të caktuara për të jetuar të lirë”.

Gjeni të plotë fjalimin e Ministres Çitaku:

Të nderuar/a zonja dhe zotërinj,
Përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare,

Fillimisht më lejoni, që në emrin tim, të Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju falënderoj për angazhimin e juaj në një konference të tillë dhe të domosdoshme. Sepse rikujtimi i  temave të këtij formati, ne rend të parë neve si njerëz dhe politikan, na bën më të kujdesshëm.

Andaj, dua që ta shfrytëzoj rastin që t’ju shpreh mirënjohjen tonë  të thellë edhe njëherë të gjithë kontribuuesve ndërkombëtarë për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ka qenë një rrugë shumë e vështirë dhe me sfida, por rezultatet nuk munguan.

Qëllimi i çdo angazhimi të institucioneve tona dhe shoqërisë civile është që të ndërtojmë një vend ku njerëzit jetojnë të lirë dhe në liri, të barabartë brenda ligjit dhe rregullave që po i ndërtojmë në mënyrë demokratike.

Demokracia në Kosovë, si shtet i ri, është në tranzicion dhe konsolidim. Kosova është në proces të forcimit dhe avancimit të sundimit të ligjit në fushën e drejtave të njeriut.

Qëllim i kësaj konference ishte që ti kontribuoj vetëdijesimit të dyanshëm si të përfaqësuesve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komunitetit në fjalë, ashtu edhe përfaqësuesit institucional shtetërorë dhe të sigurisë. Po e njëjtës rëndësi është vetëdijesimi i qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi për grupet e margjinalizuara dhe kujdesi i shtuar që u nevojitet komuniteteve të caktuara për të jetuar të lirë.

Drejtat e njeriut mbeten një nga prioritetet kyçë në kuadër të procesit të integrimit Evropian të Kosovës.

Bashkimi Evropian është themeluar në vlerat dhe parimet e respektimit të drejtave të njeriut. Respektimi i drejtave të njeriut mbetet prioritet edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Strategjia e Zgjerimit 2013 e përgatitur nga ana e Komisionit Evropian ka nënvizuar nevojën që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të adresojnë fillimisht çështjet fundamentale të një shoqërie.

T’i kthehemi temës në terma specifik, integrimi i komunitetit LGBT apo te gjendja e tanishme i këtij komuniteti. Sa i përket aspektit juridik, në Kosovë, kuadri ligjor ofron garanci për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe të drejtat e komunitetit LGBT, por të jesh pjesë e këtij komuniteti nënkupton luftë të vazhdueshme për pranim e trajtim të barabartë dhe për siguri personale.

Prandaj, Institucionet e Kosovës nuk mund të lejojnë frikësimin, diskriminimin apo trajtimin e pabarabartë të askujt.  këtë frymë të trajtimit të barabartë të të gjithëve para ligjit, kërkohet dhe duhet ta bartin të gjithë bartësit e institucioneve publike. Me fjalë të tjera është detyrë e institucioneve të Kosovës që t’u garantojnë të drejtat të barabarta për të gjithë qytetarët, e sidomos grupeve të margjinalizuara.

Kosova është një ndër vendet e para në rajon e cila  në vitin 2004 ,ka hartuar dhe miratuar ligjin kundër diskriminimit. Promovimi i barazisë dhe ndalesa për diskriminim janë ngritur në nivelin më të lartë në legjislacionin e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Neni 24 [Barazia para Ligjit], përcakton dhe garanton se : Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdo kush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Ne i kemi marrë drejtimet dhe iniciativat më të reja në zhvillimin e legjislacionit për barazi dhe mundësi të barabarta, gjegjësisht, të legjislacionit kundër diskriminimit. Këto iniciativa dhe drejtime rrjedhin dhe janë të lidhura në direktivat e BE, rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe rekomandimet e OKB-së.

Zhvillimi bashkëkohor i legjislacionit anti-diskriminues tashmë nuk kënaqet me rol të thjeshtë reaktiv në situatat kur viktimat të cilat përjetojnë diskriminim ankohen dhe kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje ligjore. Trendi i ri kërkon pranim nga ana e shtetit, por edhe nga sektori privat, obligim pozitiv për promovimin e barazisë dhe trajtimit të barabartë në jetën publike.

Institucionet publike, ndërmarrjet, punëdhënësit obligohen të jenë më proaktiv, të ndërmarrin iniciativa dhe t’i hulumtojnë strukturat ekzistuese me qëllim që t’i mënjanojnë pengesat e barazisë si dhe të promovohen politika dhe praktika të reja të cilat sigurojnë barazi, trajtim të barabartë  dhe e pengojnë diskriminimin.

Fatmirësisht, Kosova është duke ndërtuar infrastrukturë të nevojshme ligjore e cila është konform parimeve, standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut e në këtë kontekst edhe për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave me orientim të ndryshëm seksual.

Duke ditur rëndësinë e pazëvendësueshme që bartni Ju si përgjegjës të institucioneve, organizatave vendore  të cilat i përfaqësoni, kontributi juaj do të ndikonte në lehtësimin e sfidave të paraqitura drejt përmbushjes së vizionit tonë për një shoqëri demokratike dhe pa diskriminim.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *