Prishtinë 23 maj 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Delegacioni ishte në përbërje të; Z. Hajrulla Misini, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Z. Jani Macraduli, Zëvendës -Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Mile Pacemski, deputet, Z. Orhan Ibraimi, deputet, dhe Znj. Stanislava Culikj.
Në këtë takim u potencua rëndësia e kontakteve, që i shërbejnë shkëmbimit të përvojave, ideve dhe praktikave të proceseve integruese të rajonit përkatësisht në këtë rast në mes të Maqedonisë dhe Kosovës. Më në detaje u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me fokus te normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, avancimi i Kosovës me agjendën Evropiane, si dhe u diskua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.
Me këtë rast Ministrja Çitaku e informoi delegacionin për progresin e Kosovës në kuadër të përmbushjes së kritereve për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, me theks të veçantë progresin në katër fushat e identifikuara në Studimin e Fizibilitetit për fillimin e negocimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe për rekomandimin e shteteve anëtare që dialogu i MSA-së të fillojë.
Ministrja vazhdoi për të thënë se “sa i përket perspektivës rajonale të proceseve integruese evropiane, jam thelle e bindur, se alternativë tjetër përpos BE- për vendet e rajonit nuk ka. Ne të gjithë, jemi në dijeni se i gjithë rajoni është apo gjendet në proceset finalizuese të integrimeve. Në këtë aspekt, Kosova si shteti më i ri në Rajonin Ballkanik, ka fatin që të merr dhe zgjedh përvojat më të mira sa i përket proceseve integruese”.
Last modified: 16 Gusht, 2022