Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zhvillimin ekonomik i Kosovës më i ndritshëm me Gratë në biznes

22 Maj, 2013

Prishtinë, 22 maj 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku për herën e dytë me radhë organizon drekën e punës me qëllim të promovimit të produkteve vendore të përgaditura nga Organizata Joqeveritare Gratë në Biznes.

Qëllimi i këtij organizimi mbetet promovimi dhe fuqizimi i bizneseve të grave në Kosovë dhe njëkohësisht përafrimi i grave në biznes, përfaqësueseve institucioinale si Ministreve dhe Presidentes, dhe përfaqësuesve të Ambasadave të huaja në Kosovë. Me theks të veçantë krijimin e kontakteve të reja, shkëmbimi i përvojave, por edhe tema rreth sfidave me të cilat ballafaqohen gratë në vendimmarrje, dhe biznes, si dhe mundësitë e reja për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vete.

Pjesë e këtij organizimi ishin Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, gratë deputet në Parlamentin e Kosovës, gratë nga Ambasadat e huaja në Kosovë, si dhe gratë nga OJQ-të e ndryshme që veprojnë në Kosovë.

Si iniciatore e këtij aktiviteti, ministrja Çitaku tha se ” Esenca sot ketu nuk është që të promovojnë vetëm këtë lloj biznesi, ketu sot jemi prap me Hamiden ku edhe është viti i dytë që tradicionalisht, dhe do ta mbajmë vazhdimisht një dreke të kësaj natyre e cila ka karakter promovues. Qellimi i parë është që të promovojmë produktet vendore, me Zv. Kryeministren Kusari Lila e kemi diskutuar disa herë në keshillin kombetar për zhvillim ekonomik dhe ka qenë iniciativë e jona e përbashkët që të ndryshohet ligji i prokurimit publik në mënyrë që Instutucionet e Kosoves të shërbejnë vetëm produktet vendore, në ngjarjet që ne organizojmë dhe ligji është në procedurë dhe besoj shumë shpejtë do të miratohet në Qeveri dhe pa problem do të kalojë edhe në Parlamentin e Kosovës.

Pra qellimi yne është që të promovojmë produktet tona dhe bashkë me të të promovojmë edhe gruan në biznes. Ajo vazhdoi për të thënë se Gratë në Kosovë çdo ditë e më shumë po bëhen ekonomikisht të pavarura dhe pavarsia ekonomike pa dyshim promovon edhe pavarsinë politike e sociale, nje grua e pavarur ekonomikisht është një udherrefyes për vajzen e vet, për rejën për motrën për shoqet dhe për gjithë perreth.

Ndër të tjera Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Znj. Mimoza Kusari – Lila, tha se ne si Minsitri mundohemi të kontribuojmë që femrat tërë atë punë dhe ënërgji që e japin në përditshmëri ta kthejnë edhe në biznes edhe ta marrin vendin e vet në shoqëri për sa i përket kontributit se janë dëshmi se mund ta bëjnë punën njejtë por edhe më mirë. Në kuadër të përkjeve të ministrisë kemi filluar me projektin për të përzgjedhë femrën ndërrëse të vitit duke i fuqizu femrat të tjera të aplikojnë ku kanë edhe shpërblim për angazhimin e tyre. Gjithashtu këtë viti është themeluar edhe dhoma ekonomike për gra që të jetë gjithashtu edhe një zë i fuqishëm për femrat në biznes, dhe nga shtatori në bashkëpunim më bashkimin evropian do të fillojmë të japim grante për biznese të vogla dhe të mesme. Poashtu ekskluzisiht me këtë rast Minsitrja Kusari – Lila e bërë të njohur vendimin e marrë para disa dtësh të Ministrisë së Tregtisë për të përkrahur hapjen e Qendrës tregtare të Grave ku mjetet e Qeverisë së Kosovës do të jenë të bashkuara me mjetet e donatorëve tjerë.

Në fjalimin e saj zonja Hamide Latifi, përfaqësuese e Grave  në Biznes tha se “kjo ngjarje është një drekë promovuese me produkte vendore të cilat prodhohen nga gratë afariste të Kosovës. Ky projekt po bashkëorganizhoet për herën e dytë me Ministrinë e Integrimit Evropian, rezpektivisht Ministrja Çitaku e cila edhe vjet edhe sivjet ka shprehur gatishmërinë për të perkrahur gratë ndermarrëse të Kosovës. Ajo shtoi se, se profili i Ministres Çitaku dhe mundesia qe ajo ju jep grave të Kosovës që të jenë pjesë e një ngjarje kaq të rëndesishme, për të takuar profile të larta që vijnë nga Ambasadat dhe Donatorët është një mundësi e madhe për gratë ndërmarrëse të cilat duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë përvojë për të krijuar kontakte. Dhe se, mendoj se në shikim të parë nuk duket perkrahje e madhe prej dikujt por nga përvoja në essence është perkrahje shumë e madhe sepse u ipet mundesia atyre që dojnë ta shfrytezojnë.

Shoqëria Gratë në Biznes, synon dhe përpiqet që ti inkurajoj gratë duke i përkrahur në gjetjen e tregjeve, fuqizimin, ngritjen e kapaciteteve, aftësimin e tyre si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me to. Integrimi Evropian ndodhë në secilin segment dhe jo rastësish jemi në Ministrinë e Integrimit Evropian, sepse gruaja duhet së pari të integrohet në Kosovë, në familje, në shoqëri, ekonomi dhe ne e kemi nisë hapin e parë në këtë drejtim, mu me këtë rast dua ta falënderoj ministren Çitaku e cila e ka hapë derën papritshëm për ne”.

Ingrid Johansson nga Ambasada Suedeze tha se “u njoftova se nga ky organizim i vitit të kaluar ka qene mjaft i sukseshëm dhe ka ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të këtyre grave dhe me këtë trend pozitiv do të vazhdoj. Poashtu, e shoh që trendi i avansimit të femrave duke hyrë në jetën publike dhe ekonomi është shumë aktiv dhe njëhësisht vital për shkak se kushdo që ka qenë i përfshirë në politikat publike e din se marrëdhënja ndërmjet fuqizimit të gruas dhe zhvillimit ekonomik të shtetit janë të ndërlidhura. Pra kjo ngjarje jo vetem se i kontribuon zhvillimit në nivel shtetërorë, njëkohësisht i kontribuon edhe ekonomisë familjare të këtyre grave”.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

6 Responses to " Zhvillimin ekonomik i Kosovës më i ndritshëm me Gratë në biznes "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 49194 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zhvillimin-ekonomik-i-kosoves-me-i-ndritshem-me-grate-ne-biznes/ […]

  2. togelbet168 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zhvillimin-ekonomik-i-kosoves-me-i-ndritshem-me-grate-ne-biznes/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you will find 34896 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zhvillimin-ekonomik-i-kosoves-me-i-ndritshem-me-grate-ne-biznes/ […]

  4. Discover More thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 27216 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zhvillimin-ekonomik-i-kosoves-me-i-ndritshem-me-grate-ne-biznes/ […]

  5. my review here thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zhvillimin-ekonomik-i-kosoves-me-i-ndritshem-me-grate-ne-biznes/ […]

  6. coway thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zhvillimin-ekonomik-i-kosoves-me-i-ndritshem-me-grate-ne-biznes/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *