Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti Ambasadorin Japonez jorezident në Kosovë

21 Maj, 2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim Ambasadorin e Japonisë në Vjenë, Z. Shigeo Iwatani.

Ministrja Çitaku dhe ambasadori Iwatani biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, avansimin me dialogun me Serbinë dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Japonisë.

Me këtë rast Ministrja Çitaku shprehu mirënjohjen Popullit dhe Qeverisë Japoneze për ndihmën e dhënë deri më tani. Ministrja Çitaku tha: “ Japonia vazhdon të jetë një ndër donatorët më prominent në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona jane të shkëlqyeshme, uroj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje për të zhvilluar edhe më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat”.

Ambasadori Shigeo Iwatani ritheksoi se: “Japonia mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën pa marrë parasysh zhvillimeve të fundit në ekonominë Botërore ngase stabiliteti i Kosovës është edhe stabilitet për të gjithë rajonin.” Poashtu, Ambasadori Iwatani tha se mbetet i entuziazmuar me përkushtimin e Kosovarëve për të ndërtuar dhe zhvilluar shtetin e tyre dhe premtoi se bashkëpunimi ndërmjet Japonisë dhe Kosovës do të thellohet edhe më shumë dhe se ndihmesa më e madhe për Kosovën në këtë fazë do të duhej të jetë e orientuar për rigjenerimin e ekonomisë.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Çitaku priti Ambasadorin Japonez jorezident në Kosovë "

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadorin-japonez-jorezident-ne-kosove/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadorin-japonez-jorezident-ne-kosove/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you can find 85291 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadorin-japonez-jorezident-ne-kosove/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *