Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku mori pjesë në konferencën për “Të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë”

17 Maj, 2013

Prishtinë 17 maj 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku mori pjesë  në konferencën “Të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë” me rastin e shënimit të 17 majit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHO), të cilën e organizon Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me  Qendren për Emancipim Shoqëror.

Fjalimi i Ministres Çitaku në Konferencën për Të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë :

Të nderuar/a zonja dhe zotërinj

Përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare;

Përfaqësues të komunitetit LGBT, mediave, shoqërisë civile etj.

“Sot dua të flas për punën që na duhet bërë në mënyrë që të mbrojmë të drejtat e një grupi të njerëzve të cilëve ende po u mohohen të drejtat e tyre njerzore në shumë vende të botës. Në shumë mënyra ata janë një minoritet I padukshëm. Po arrestohen, rrahen, terrorizohen madje edhe ekzekutohen. Trajtohen me urrejtje dhe me dhunë nga bashkëqytetarët e tyre përderisa autroitetet që duhet ti mbrojnë jo vetëm se nuk I mbrojnë por shpesh I bashkangjiten urrejtjes dhe dhunës. U mohohen mundësitë të punojnë dhe mësojnë, dëbohen nga shtëpitë dhe vendet e tyren dhe detyrohen ta fshehin dhe mohojnë kush janë në mënyrë që të mbrohen nga dhuna”

Këto jane fjalët e ish-Sekretares së shtetit Znj. Hillary Clinton, në fjalimin e saj historik të mbajtur në dhjetor të vitit 2011 me rastin e ditës së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Më kujtohet se kur e kam dëgjuar këtë fjalim kam qarë. Por në anën tjeter jam ndjerë krenare se sot Republika e Kosovës, çdo ditë e më tepër është duke treguar një qasje pozitive në ndërtimin e politikave të barazisë, stimulimin e zgjidhjeve të cilat e sigurojnë dhe promovojnë diversitetin dhe krijimin e atmosferës së barazisë për të gjithë qytetarët e saj.

Kosova është një ndër vendet e para në rajon e cila  në vitin 2004 ,ka hartuar dhe miratuar ligjin kundër diskriminimit. Promovimi i barazisë dhe ndalesa për diskriminim janë ngritur në nivelin më të lartë në legjislacionin e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Neni 24 [Barazia para Ligjit], përcakton dhe garanton se : Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdo kush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.

Gjithashtu e drejta ndërkombëtare ka vendosur  qëndrim shumë të qartë lidhur me promovimin dhe mbrojtjen e barazisë dhe të dënimit të çfarëdo forme të diskriminimit. Parimet e barazisë dhe jo diskriminimit paraqesin bazën dhe komponentën thelbësore të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ratifikimi  thjesht i dokumenteve ndërkombëtare dhe pranimi i obligimeve të cilat rrjedhin nga të njëjtat nga ana e shteteve, është vlerësuar si i pamjaftueshëm dhe joefikas në ballafaqimin me format e ndryshme të diskriminimit në nivel nacional. Për luftë të vërtetë me diskriminimin dhe vendosjen e sistemit të barazisë dhe trajtimit të barabartë për të gjithë, nga shtetet aspak nuk kërkohet që të miratojnë vetëm dispozita të përgjithshme me të cilat ndalohet diskriminimi si dukuri, por është i nevojshëm miratimi i legjislacionit të veçantë, specifik dhe gjithëpërfshirës, i cili do ta promovojë dhe sigurojë barazinë, si dhe   do ta parandalojë  dhe sanksionojë  diskriminimin.

Njerëzit marin vendimet e tyre duke u bazuar vetëm në atë që njohin dhe dijnë. Dhe po që se informata që ata e kanë nuk është e sakë atëhere edhe vendimi që e marrin nuk do të jetë I drejtë. Njerëzit nuk e duan të vërtëtn kur ajo është e komplikuar. Nuk duan të debatojnë një ceshtje me vite. Njerëzit e duan të vërtetën e homogjenizuar, të sanitarizuar, dhe mbi të gjitha të thjeshtësuar në terme të cilat mund ti kuptojnë. Qeveritë zakonisht kritikohen pse lëvizin ngadalë, por mu ajo lëvizje e matur dhe kalkuluar tregon forcën e tyre.

Ne i kemi marrë drejtimet dhe iniciativat më të reja në zhvillimin e legjislacionit për barazi dhe mundësi të barabarta, gjegjësisht, të legjislacionit kundër diskriminimit. Këto iniciativa dhe drejtime rrjedhin dhe janë të lidhura në direktivat e BE, rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe rekomandimet e OKB-së.

Zhvillimi bashkëkohor i legjislacionit anti-diskriminues tashmë nuk kënaqet me rol të thjeshtë reaktiv në situatat kur viktimat të cilat përjetojnë diskriminim ankohen dhe kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje ligjore. Trendi i ri kërkon pranim nga ana e shtetit, por edhe nga sektori privat, obligim pozitiv për promovimin e barazisë dhe trajtimit të barabartë në jetën publike.

Institucionet publike, ndërmarrjet, punëdhënësit obligohen të jenë më proaktiv, të ndërmarrin iniciativa dhe t’i hulumtojnë strukturat ekzistuese me qëllim që t’i mënjanojnë pengesat e barazisë si dhe të promovohen politika dhe praktika të reja të cilat sigurojnë barazi, trajtim të barabartë  dhe e pengojnë diskriminimin.
Fatmirësisht, Kosova është duke ndërtuar infrastrukturë të nevojshme ligjore e cila është konform parimeve, standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut e në këtë kontekst edhe për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave me orientim të ndryshëm seksual.

Duke ditur rëndësinë e pazëvendësueshme që bartni Ju si përgjegjës të institucioneve, organizatave vendore  të cilat i përfaqësoni, pjesëmarrja dhe kontributi juaj në Konferencë do të ndikonte në lehtësimin e sfidave të paraqitura drejt përmbushjes së vizionit tonë për një shoqëri demokratike dhe pa diskriminim.

Të nderuar/a zonja dhe zotërinj, përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit LGBT në Kosovë, dua që fjalimin tim ta përfundoj duke e cituar Kryeministrin Thaçi në fjalimin e tij me rastin e shpalljes së Pavarësisë:

”Nuk do të lejohet kurrfarë frikësimi, diskriminimi apo trajtimi i pabarabartë i asnjërit, dhe të gjitha praktikat diskriminuese do të dënohen nga institucionet tona shtetërore. E në vend të kësaj, ne do të çmojmë përfitimet që na sjell diverziteti të gjithë neve.”

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Çitaku mori pjesë në konferencën për “Të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë” "

  1. 토렌트 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mori-pjese-ne-konferencen-per-te-drejtat-e-komunitetit-lgbt-ne-kosove/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mori-pjese-ne-konferencen-per-te-drejtat-e-komunitetit-lgbt-ne-kosove/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *