Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet në Prishtinë Dialogu PSA për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal

16 Maj, 2013

Prishtinë, 16 maj 2013 – Komisioni Evropian (KE) dhe Qeveria e Kosovës mbajtën takimin e tyre të rregullt të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit (DPSA) për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal.

Në takim u shqyrtuan një numër fushash politike, ku ekziston një organ i rëndësishëm i legjislacionit evropian, dhe plotësimi i atyre standardeve nuk do të jetë vetëm i rëndësishëm për ambiciet e Kosovës për Integrim Evropian, mirëpo edhe do të ndihmojë zhvillimin e Kosovës. Të arrihet progres në këto tema do të thotë t’i ndihmohet Kosovës në plotësimin e disa çështjeve që janë identifikuar në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, për të  cilën KE shpreson se do t’i nisë negociatat në fund të këtij viti.

Sa i përket energjisë, një ditë para mbajtjes së takimit të konferencës së donatorëve në “Energjia e Qëndrueshme për Kosovë”, në të cilën KE është zotuar për financim të konsiderueshëm në zvogëlimin e ndikimit të sektorit energjetik të Kosovës në mjedis, duke përfshirë financimin e tërë kostove të dekomisionimit të termocentralit “Kosova A”, i cili planifikohet të mbyllet menjëherë pas ndërtimit të kapacitetit të ri gjenerues. Këto çështje janë diskutuar më në detaje në këtë takim, si p.sh. planifikimi i fazave të dekomisionimit, përfshirë këtu kohën para shkyçjes së termocentralit.  Ka pasur po ashtu diskutime edhe për zhvillimet e fundit në këtë sektor, si privatizimi i rrjetit dhe distribucionit (dhe ndikimi i kësaj në përmirësimin e faturimit dhe inkasimit), pastaj diskutimet për zhvillimet ligjore, në mënyrë që Kosova të jetë në linjë me tregun e brendshëm të energjisë së KE-së, si dhe diskutimet për përmirësimin e kornizës ligjore, të tregut dhe asaj rregullative, që është e nevojshme për promovimin e efikasitetit të energjisë dhe investimeve në energji të ripërtërishme. Një pikë që është theksuar jashtëzakonisht ka qenë nevoja për një autoritet rregullativ të energjisë, që është i fuqishëm dhe i pavarur.

Sa i përket mjedisit, Komisioni ka lavdëruar progresin ligjor në aprovimin e ligjit për ujëra, si dhe në përmirësimin e kapacitetit të Kosovës për të analizuar cilësinë e ujit dhe ajrit. Megjithatë, ky kapacitet konfirmon se si cilësia e ujit, po ashtu edhe ajo e ajrit, janë alarmuese dhe se ende shumë punë duhet të bëhet për të ngritur nivelet deri aty ku qytetarët e  Kosovës, ashtu si dhe homologët e tyre në pjesën tjetër të Evropës, do të ndaheshin të kënaqur.

Një diskutim i veçantë është zhvilluar për ndikimin e sektorit energjetik në mjedis, në pajtueshmëri me diskutimet në konferencën e donatorëve të mbajtur një ditë më parë, si dhe efektin që ka sektori energjetik i Kosovës në ajër, ujë dhe tokë.  Implementimi i ligjit për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës ishte temë e diskutimeve: përderisa Kosova ka arritur progres në identifikimin e vendeve dhe zonave të mbrojtura, janë bërë disa zhvillime në listimin e specieve që duhen mbrojtur. Ka pasur po ashtu diskutime për ndryshimin klimatik, ku Kosova ende duhet të nisë zhvillimin e politikave, jo vetëm për të lehtësuar kontributin e saj në ngrohjen globale, mirëpo edhe për të pranuar efektet e ndryshimit klimatik, veçanërisht në bujqësi dhe ujë.

Në sektorin e transportit, KE ka lavdëruar zhvillimet e vazhdueshme në krijimin e një kornize stabile dhe konkurruese, si në hekurudha ashtu edhe në aviacion, edhepse u theksua mjaft edhe nevoja për miratimin e një ligji për krijimin e një Agjencie profesionale dhe të pavarur për Shërbimet e Navigacionit Ajror, ashtu si edhe nevoja për të balancuar planet ambicioze të Kosovës për ndërtimin e autostradës me investimin në mjete të tjera transportimi, pa anashkaluar mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjetit ekzistues të transportit. Ky takim po ashtu ka diskutuar iniciativat e Kosovës për zvogëlimin e nivelit alarmues të aksidenteve dhe fataliteteve në rrugët e Kosovës.

Në zhvillim rajonal, diskutimet u fokusuan në politikat dhe veprimet e vazhdueshme për implementimin e programit të decentralizimit të vetë Kosovës, si në aspektin e dhënies së mundësive që komunat të marrin kompetencat që u janë caktuar (dhe në këtë mënyrë nevojën për mbikëqyrjen e këtyre kompetencave), gjithashtu edhe promovimin e zhvillimit ekonomik në nivel komunal dhe rajonal.

BE-ja ka dhënë asistencë të konsiderueshme në këto fusha dhe kjo asistencë ka qenë e rëndësishme në përmirësimin e kapacitetit të Kosovës për të plotësuar standardet e BE-së në këto fusha. Në fazën tjetër të Instrumentit të BE-së të Para-Pranimit (IPA II), Energjia dhe Klima janë identifikuar si prioritete që meritojnë një asistencë afatgjatë.

Informata mbi historikun

•    Dialogu për Procesin e Stabilizim Asocimit (PSA) është një kornizë në kuadër të së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Takimet sigurojnë të dhëna direkte për raportin vjetor të progresit të Komisionit Evropian.

•    Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell reformat në Kosovë, veçanërisht për sa i përket prioriteteve të përcaktuara në Partneritetin Evropian, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

•    Shtatë fusha mbulohen në këto takime sektoriale, dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Këto shtatë sektorë janë: Drejtësi, Liri dhe Siguri; Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë; Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim; Treg të Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit; Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri të Ushqimit; Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal; Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë.

•    Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Çdo takim rezulton në veprimet që do të ndërmerren nga autoritetet kosovare, mbi të cilat veprime dakordohen bashkërisht. Një takim plenar, ku do të diskutohen prioritetet e reformave, pritet të mbahet në korrik të vitit 2013. Konkluzionet nga këto takime mund t’i gjeni në  uebfaqen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " Mbahet në Prishtinë Dialogu PSA për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-ne-prishtine-dialogu-psa-per-transport-mjedis-energji-dhe-zhvillim-rajonal/ […]

  2. Clubbet168 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-ne-prishtine-dialogu-psa-per-transport-mjedis-energji-dhe-zhvillim-rajonal/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *