Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku mori pjesë në Konferencën e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme për Kosovën

14 Maj, 2013

Prishtinë  14 maj 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku mori pjesë  në Konferencën e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme për Kosovën të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkpunim me Bankën Botërore dhe Komisionin Europian.

Fjalimi i Ministres Çitaku në Konferencën e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme për Kosovën:

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Është kënaqësi që të jem sot në mesin tuaj, një ngjarje e cila do të ndihmojë drejt  kahjes së zhvillimit të sektorit energjetik, e me të edhe të Kosovës.
Sot, kudo në botë rëndësia e qëndrueshmërisë së  zhvillimit energjetik dhe ruajtës së mjedisit nuk është më lajm. Duke konsideruar që kërkesa globale për energji është gjithnjë në rritje, Kosova tanimë ka hy në fazën vendimtare të ristrukturimit të sektorit të saj energjetik dhe vendosmërisë drejt sigurisë së furnizimit dhe mjedisit të saj të pastër.

Kosova, si anëtare e Komunitetit të Energjisë obligohet e me të, edhe zotohet në harmonizimin me acquis, si në fushën e legjislacionit ashtu edhe në atë të politikave zhvillimore të sektorit. Strategjia e BE-së për energji, 20-20-20 strategji kjo për energji të qëndrueshme dhe siguri të furnizimit, tanimë sot është pjesë e pandashme, si të menduarit ashtu edhe të vepruarit/punuarit së zhvillimit të politikave energjetike dhe mjedisore në Kosovë.

Historikisht, ekonomia e Kosovës është bazuar në pasurinë e saj natyrore – resurse dhe industri, pra energji dhe miniera. Sfidë kryesore në Kosovë mbetet gjenerimi i rritjes ekonomike, dhe sektori i energjisë dhe minierave janë potencialet kyçe për një rritje në të ardhmen.

Përpos rezervave të bollshme të thëngjillit, Kosova ka potencialin e zhvillimit te Resurseve të Ripërtërishme (BRE) dhe Efiçiencën e Energjisë. Shfrytëzimi i BRE-ve dhe ruajtja dhe përdorimi efiçient i energjisë, duke tërhequr investime të huaja do të mund të kthej këtë sektor në shtytësin kryesor të rritjes, e jo të shterjes dhe barrë e buxhetit publik.  Me zhvillimin e këtyre dy fushave, në njërën do të kontribuohet në kërkesën për energji dhe siguri të furnizimit,  dhe në tjetrën drejt arritjes së objektivave mjedisore, pra atë të reduktimit të ndotjes dhe emetimit të gazrave serë.

Të nderuar,

Deri më tani mungesa e energjisë në Kosovë ishte ngërçi drejt zhvillimit të gjithëmbarshëm. Prandaj, kjo konference e donatorëve duhet të shikohet nga një prizëm më i gjerë dhe shumëdimensional, se sa një investim i vetëm, të një sektori. Sepse investimi i duhur dhe përshtatshëm në sektor drejtë sigurisë së furnizimit, do të kontribuojnë në zhvillimin e sektorëve tjerë,  atij ekonomik dhe në veçanti atij njerëzor – arsim dhe shëndetësi.

Andaj, jam shumë e sigurt se rikthimi i Kosovës në një vend të qëndrueshëm me energji, jo vetëm që do të çon drejt zhvillimit ekonomik, por do e plasoj atë, si një forcë të re në tregun rajonal të energjisë.

Ju faleminderit!

Last modified: 16 Gusht, 2022

7 Responses to " Ministrja Çitaku mori pjesë në Konferencën e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme për Kosovën "

  1. bonanza178 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mori-pjese-ne-konferencen-e-donatoreve-per-energji-te-qendrueshme-per-kosoven/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mori-pjese-ne-konferencen-e-donatoreve-per-energji-te-qendrueshme-per-kosoven/ […]

  3. More Info thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mori-pjese-ne-konferencen-e-donatoreve-per-energji-te-qendrueshme-per-kosoven/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 36225 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mori-pjese-ne-konferencen-e-donatoreve-per-energji-te-qendrueshme-per-kosoven/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mori-pjese-ne-konferencen-e-donatoreve-per-energji-te-qendrueshme-per-kosoven/ […]

  6. xhxhgkt thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mori-pjese-ne-konferencen-e-donatoreve-per-energji-te-qendrueshme-per-kosoven/ […]

  7. ยิง sms thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 58149 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-mori-pjese-ne-konferencen-e-donatoreve-per-energji-te-qendrueshme-per-kosoven/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *