Prishtinë 13 maj 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosove znj. Singül Ozan më të cilen diskutuan rreth zhvillimeve e fundit politike në Kosovë, me fokus të veçantë në dialogun për normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Ministrja Çitaku, falenderoje Ambasadoren Ozan duke i thënë: “ Ne jemi shumë të lumtur për miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve tona. Turqia ka qenë është dhe mbetet një mbështetës konstruktiv i Republikës së Kosovës dhe përkrahës i madh i saj në rrugëtimin e saj drejt Europës.” Ambasadorja Ozan, edhe një herë e konfirmoi përkrahjen e Republikës se Turqisë ndaj Kosovës duke thënë se: “ Kosova është dhe do të mbetet një partner i rëndësishëm i joni në rajon, dhe raportet tona të mira shërbejnë si shembull ekzemplar”.
Last modified: 16 Gusht, 2022