Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku organizoi takim me OJQ-të përfaqësuese të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

30 Tetor, 2013

Prishtinë, 30 tetor 2013 – Sot Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku organizoi një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile që punojnë në fushën e integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë. Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive rreth bashkpunimit më efektiv në mes të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, u diskutuan çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe mundësitë reale për të shtyer përpara procesin e zbatimit të strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile u shprehën se takimet e këtij lloji janë shumë të rëndësishme me qëllim të koordinimit sa më të mirë në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve. Ndër cështjet për të cilat u diskutua më së shumti, ishte nevoja për përkushtim më të madh nga niveli lokal dhe buxhetimi i aktivitete të parapara në strategji për zbatim nga komunat.

Ministrja Çitaku ju drejtua të pranishmëve se është jashtëzakonisht e interesuar të ngris bashkpunimin me shoqërinë civile në mënyrë që procesi i integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë Kosovare të avancoj sa më shumë. Ministrja tha se:”Përmes rolit tim si Kryesuese e Komitetit  Drejtues Ndërinstitucional për Zbatimin e Strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, unë jam përkushtuar ta përshpejtoj zbatimin e strategjisë me qëllim që të arrihen më shumë rezultate konkrete të cilat do të kontribojnë drejtpërdrejt në ndryshime pozitive për këto komunitete. Po ashtu, do të e adresoj qështjen e koordinimit në të gjitha nivelet, me qëllim të avancimit në drejtim të zbatimit të strategjisë. Në Ministrinë të cilën e drejtoj tani është operacional një ekip i cili merret eksluzivisht me monitorimin e zbatimit të strategjisë dhe adresimin e cështjeve që kanë të bëjnë me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të bëjmë më shumë për t’i integruar komunitetet, dhe këtë jo vetëm për shkak të kërkesave të dalura nga Komisioni Evropian për procesin e liberalizimit të vizave apo MSA-së, por për shkak të vlerave mbi të cilat është themeluar shteti i Kosovës”.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile shprehën falemnderim për takimin e sotëm dhe e mirëpritën vullnetin e Ministrës për të shtyer përpara procesin e integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë kosovare.

Last modified: 15 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Çitaku organizoi takim me OJQ-të përfaqësuese të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-organizoi-takim-me-ojq-te-perfaqesuese-te-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-organizoi-takim-me-ojq-te-perfaqesuese-te-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

  3. visit here thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-organizoi-takim-me-ojq-te-perfaqesuese-te-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-organizoi-takim-me-ojq-te-perfaqesuese-te-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-organizoi-takim-me-ojq-te-perfaqesuese-te-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *