Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet takimi koordinues teknik për negociimin e MSA-së

29 Tetor, 2013

Prishtinë, 29 tetor 2013

Një ditë pas hapjes së negociatave për MSA ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, organizuan takimin koordinues teknik për negociimin e MSA-së.

Takimin e hapi Ministrja Çitaku, Kryenegociatorja e MSA-së, e cila në fjalën hapëse tha: “Kemi pranuar oferten e BE-së për titujët më kompleks të MSA-së, IV, V dhe VI. Tani është përgjegjësi e insitucioneve tona respektive që të analizohet oferta e BE-së dhe të krijohen pozicionet tona negociuese. Është esenciale që gjatë gjithë procesit negociator të kemi parasysh interesin e ndërmarrjeve dhe prodhuesëve tonë. Po ashtu, dua të nënvizoj që obligimet të cilat do të ndërmarrim në kuadër të MSA-së do të kanë karakter të një marrëveshje ndërkombëtare e cila do të rregullon marrëdheniet tona deri në aktin e pranimit në Bashkimin Evropian. Prandaj i ftoj të gjitha institucionet që gjatë muajve në vijim të tregojn përkushtimin maksimal në kuadër të negociimit të MSA-së.”

Gjatë takimit, përfaqësues të Ministrisë së Integrimit dhe Ministrisë së Tregtisë prezantuan detajet e titujve IV, V dhe VI. Gjatë takimit, u diskutuan çështjet më komplekse të negociimit të këtyre 3 kapitujve. Njëkohësisht, u prezantua kalendari i punës deri në fund të muajit shkurt 2014.

Last modified: 15 Gusht, 2022

4 Responses to " Mbahet takimi koordinues teknik për negociimin e MSA-së "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-koordinues-teknik-per-negociimin-e-msa-se/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-koordinues-teknik-per-negociimin-e-msa-se/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-koordinues-teknik-per-negociimin-e-msa-se/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-koordinues-teknik-per-negociimin-e-msa-se/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *