Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku në konferencën përmbyllëse për vitin 2012

28 Dhjetor, 2012

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Ju dëshiroj mirëseardhje në konferencën përmbyllëse për vitin 2012.

Viti 2012 ka qenë viti i materializimit të perspektives evropiane. Asnjëherë më parë, agjenda evropiane e Kosovës nuk ka pas formë dhe substancë më të prekshme për qytetarët e Kosovës.

Vetëm brenda një viti janë marr hapat konkret drejt Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, procesit të liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe proceseve të tjera të rëndësishme.

Në vijim do të mundohem të përmbledhë zhvillimet kryesore që kanë karakterizuar agjendën evropiane të Kosovës përgjatë vitit 2012.

Gjatë vitit 2012 ka vazhduar zbatimi i reformave të shumta në kuadër të të gjithë sektorëve të qeverisjes. Në qershor, Qeveria ka dorëzuar përgjigjet në 444 pyetjet të Komisionit Evropian për Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi. Në këtë drejtim, në tetor Komisioni Evropian publikoj Studimin e Fizibilitetit dhe konfirmoj se Kosova “…është kryesisht e gatshme për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”.

Kjo përbënë hapin e parë zyrtar të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Njëkohësisht, Studimi i Fizibilitetit ka vlerësuar se me qëllim të fillimit ë negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi, Kosova duhet të vazhdon zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd dhe të shënon progres në përmbushjen e 4 kritereve për fillimin e negociatave: sundimi i ligjit, administrata publike, mbrojtja e minoriteteve dhe tregtia.

Në dhjetor, Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar rekomandimet e Komisionit Evropian. Këshilli do të merr vendim për fillimin e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi në pjesën e parë të vitit 2013.

Në këtë kontekst, në mbledhjen e fundit të Qeverisë është miratuar Plani i Veprimit për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi. Plani i Veprimit parasheh masat për fillimin dhe përfundimin e negociatave. Ne besojmë që institucionet tona do të plotësojnë kriteret për fillimin e negociatave për MSA-në deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2013.

Në kuadër të procesit të liberalizimit ë vizave, pas lansimit të dialogut dhe marrjes së udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, Qeveria ka dorëzuar raportin e parë të gatishmërisë mbi zbatimin e udhërrëfyesit dhe përafrimin e legjislacionit vendorë me legjislacionin e BE-së. Në tetor, misioni fakt-mbledhës i Komisionit Evropian ka konfirmuar progresin e konsiderueshëm të arritur në Kosovë.

Ne presim që Komisioni Evropian të publikon në shkurt të vitit 2013 raportin e parë të progresit për përmbushjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Ndërkohë, institucionet tona do të vazhdojnë të punojnë intensivisht në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit. Njëkohësisht, para pak ditësh ka filluar fushata e vetëdijesimit për procesin e liberalizimit të vizave.

Fillimi i Dialogut të Strukturuar për Sundimin e Ligjit ka shënuar një momentum të ri në kuadër të marrëdhënieve të Kosovës më Bashkimin Evropian. Dialogu i Strukturuar shërben si forum për përcaktimin e objektivave për reformat në kuadër të sektorit të sundimit të ligjit.

Me 16 nëntor Bordi i Guvernatorëve të Bankes Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim ka vendosur që Kosova të pranohet si anëtare më e re e BERZh-it. Ky është shembulli i fundit i faktorizimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm për financimin e zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës.

Në dhjetor, Këshilli i BE-së mandatoj Komisionin Evropian që të fillon negociatat me Kosovën për marrëveshjen kornizë për qasje në programet e BE-së. Pas finalizimit të negociatave dhe marrjes së vendimit të Këshillit të BE-së në pjesën e pare të vitit 2013, Kosova do të këtë qasje të barabartë me vendet e rajonit në 32 programet e BE-së.

Këtë vit kemi programuar asistencen financiare të BE-së në vlerë prej 129.16 milionë EURO, ndërsa në maj është mbajtur takimi i Tretë i Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve me ç’rast u konfirmua që 864 milion EURO apo 70% të mjeteve financiare të premtuara në konferencen e donatorëve të vitit 2008 janë shpenzuar nga donatorët respektiv.

Në vitin 2012 është themeluar Task Forca për Integrim Evropian dhe tryezat respektive tematike me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm  të konsensusit shoqëror dhe hartimit të Strategjisë për Integrim Evropian.

Deri më tani janë mbajtur 29 takime dhe punëtori me pjesëmarrjen e përafërsisht 900 përfaqësueseve nga shoqëria civile, akademia, komuniteti i biznesit, institucionet etj. Puna do të vazhdon edhë në muajt në vijim me qëllim të finalizimit të strategjisë.

Dialogu i procesit Stabilizim Asociimi mbetet kornizë kyçe për diskutimin e reformave evropiane ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian. Gjatë vitit 2012 janë mbajtur 7 takime sektoriale dhe 1 takim plenar i nivelit të lartë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Reforma e administrates publike mbetet një nga kriteret më të rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Në këtë kontekst, Qeveria dhe Komisioni Evropian kanë dhënë 25 bursa për studimet Master në universitete prestigjioze Evropiane, në kuadër të burses “Young Cell Scheme”.

Gjatë këtij viti, Qeveria ka punësuar 28 profesionistë të rinj që kanë përfunduar studimet Master, në kuadër të skemës Young Cell.

Njëkohësisht, Qeveria ka marr vendim për ndalimin e punësimeve të jashtme për pozitat për të cilat ekzistojnë profesionistet nga skema Young Cell.
Gjatë vitit të ardhshëm, me qëllim të avancimit të kapaciteteve të administrates publike, do të realizohet projekti për vlerësimin e kapaciteteve të ministrive në kuadër të procesit të Stabilizim Asociimi.

Të nderuar,

Jam munduar të jam sa më koncize dhe përmbledhëse sa i përket zhvillimeve kyçe që kanë karakterizuar vitin 2012.

Ju falënderoj për vëmendje dhe tani i mirëpres pyetjet tuaja.

Gjeni të bashkangjitur prezantimin  në konferencën për shtyp  – Konferenca përmbyllëse për vitin 2012 me media

Last modified: 16 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Çitaku në konferencën përmbyllëse për vitin 2012 "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ne-konferencen-permbyllese-per-vitin-2012/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *