Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti Ambasadoren e Francës në Kosovë, zj. Maryse DAVIET

3 Janar, 2013

Prishtinë 3 janar 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti Ambasadoren e Francës  në Kosovë, zj. Maryse DAVIET, me të cilën biseduan për agjendën e paraparë për këtë vit që ka Ministria e Integrimit Evropian dhe Qeveria e Kosovës për plotësimin e kritereve për Integrimin Evropian.

Me Ambasadoren Dviet u diskutua  më në detaje për zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si dhe për punët që i paraprijnë procesit për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim. Gjithashtu, u vë në pah gatishmëria e Qeverisë Franceze për t’i ndihmuar Kosovës në këtë drejtim.

Ministrja Çitaku uroi Ambasadores Daviet suksese në punën e sajë për këtë vit të ri si përfaqësuese e shtetit Francez në Kosovë. Njëkohësisht Ministrja e falënderoi Ambasadoren Daviet për përkrahjen e Qeverisë Franceze që ka dhënë për Kosovën deri më tani, me theks të veçantë për përkrahjen drejt përmbushjes së kritereve për integrim në bashkimin Evropian.

Nga ana e saj Ambasadorja Daviet uroi që ky vit të jetë vit i sukseseve dhe me materializim sa më të madh dhe përmbushje të agjendës Evropiane në mënyrë që Kosova të merr vendin e vet ku edhe i takon në familjen evropiane. Ambasadorja Daviet poashtu potencoi se; Republika e Kosovës ka arritur progres të madhë dhe se do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e mëtutjeshme të Francës, e sidomos rreth procesit të integrimit Evropian.

Ministrja Çitaku e siguroi Ambasadoren Daviet se Qeveria e Kosovës do të vazhdon të mbetet e përkushtuar në rrugën e sajë drejt integrimit Evropian dhe plotësimit të kritereve të parapara.

Last modified: 16 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Çitaku priti Ambasadoren e Francës në Kosovë, zj. Maryse DAVIET "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadoren-e-frances-ne-kosove-zj-maryse-daviet/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 57327 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadoren-e-frances-ne-kosove-zj-maryse-daviet/ […]

  3. my blog thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 90421 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadoren-e-frances-ne-kosove-zj-maryse-daviet/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadoren-e-frances-ne-kosove-zj-maryse-daviet/ […]

  5. … [Trackback]

    […] There you will find 45618 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadoren-e-frances-ne-kosove-zj-maryse-daviet/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *